Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Indiani udhëton me biçikletë drejt Rusisë për të takuar Messin

Një indian ka udhëtuar drejt Rusisë me biçikletë për të parë ndeshjet e Botërorit.

Clifin Francis nuk kishte para të mjaftueshme për të udhëtuar në Rusi dhe gjeti mënyrën më të lirë për të shkuar atje.

Më 23 shkurt ai filloi një udhëtim epik nga jugu i Indisë. Francis shkoi me avion në Dubai, pastaj me traget në Iran. Dhe që atje u nis me biçikletë për të shkuar në kryeqytetin rus që është më shumë se 4,200 km larg.

Ky ishte shansi për të parë heroin e tij, Lionel Messin e Argjentinës.

“Unë e dua çiklizmin dhe unë jam i çmendur për futbollin. I kombinova thjesht dy nga pasionet e mia,”-tha Francis për BBC.

Ai kishte planifikuar të udhëtonte përmes Pakistanit por hoqi dore nga ideja për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Indinë.

Ndryshimi i planit më kushtoi shumë. Unë nuk mund ta merrja biçikletën time në Dubai ndaj bleva një të re që kushtonte 700 dollarë. Nuk ishte më e mira për udhëtimet në distanca të gjata, por gjithsesi unë mund të përballoja,”-tha ai.

Por ai harroi këtë pengesë të përkohshme sapo ai hyri në portin iranian të Bandar Abbas më 11 mars.

“Është vendi më i bukur në botë dhe njerëzit janë aq mikpritës. Kam kaluar 45 ditë në vend, por kam qëndruar në një hotel vetëm për dy ditë,”-shtoi Francis.

Francis kishte vetëm 10 dollarë në ditë për të shpenzuar por thotë se kudo që ai shkoi në Iran, njerëzit e ftuan atë të qëndronte në shtëpitë e tyre dhe i ofruan ushqim.

Ndalesa tjetër ishte Azerbajxhani, ku policia kufitare kishte vështirësi në verifikimin e dokumenteve të udhëtimit, sepse ai kishte humbte shumë peshë nga çiklizmi i vazhdueshëm.

“Policia mori më shumë se tetë orë për të verifikuar të dhënat e mia, por ata ishin të këndshëm me mua.”

Francis nuk mund të përballonte qëndrimin në hotele në Azerbajxhan dhe ngriti çadrën e tij në parqe.

Kur Francis arriti në Gjeorgji, megjithatë, ai u kthye mbarpsht dhe i duhej të ndryshonte planin përsëri, rreth gjysmës së rrugës për në Moskë.

“Unë i kisha të gjitha dokumentet, por ende nuk e di pse unë u refuzova të hyja. Kjo më la në një situatë të pasigurt sepse kisha një vizë me një hyrje për Azerbajxhanin,”-tha ai.

Francis mbeti midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit për një ditë. Por iu dha një vizë urgjente nga Azerbajxhani për të rifutur.

Unë atëherë kisha për të gjetur një rrugë tjetër për të hyrë në Rusi. Dikush më tha se Azerbajxhani kishte një kufi tokësor me rajonin e Dagestanit të Rusisë,”-rrëfeu çiklisti. “Hyra në Dagestan më 5 qershor.”

Gjuha ishte një problem i madh për të sepse njerëzit flisnin gjuhën angleze në Dagestan.

“Njerëzit ishin aq të befasuar kur shihnin një indian në një biçikletë që hynte në zonën e tyre. Përsëri, përdorja gjuhën universale të futbollit dhe filmave për t’i bërë njerëzit të hapeshin për mua”.

Francis tan ka arritur deri në Tambov, një qytet rreth 460 km në jug të Moskës.

Ai duhet të jetë në kryeqytet deri më 26 qershor për ndeshjen Franë vs Danimarkë.

“Është e vetmja lojë ku kam arritur të marr biletë. Por unë mbështes Argjentinën dhe Lionel Messi është i preferuari im, e adhuroj atë. Është ëndrra ime që ta takoj.”

Clifin Francis shpreson se udhëtimi i tij do të frymëzojë njerëzit për futboll dhe palestër.

Related posts

Real Madridi dëshiron një portugez, PSG e rivalizon

Sadik.Autor

NUK ISHTE TRADHËTIA SHKAKU I NDARJES SË PIQUES DHE SHAKIRËS/ Ish kunati i këngëtares zbulon arsyen

F.autor

Anglia u qëndron besnike yjeve të Kupës së Botës

Isa.Autor

Leave a Comment