Futboll Seria A Sport

Inter kërkon të përfitojë, shumë afër yllit të United

Mbrojtësi holandez Daley Blind është kthyer në një prioritet për drejtuesit e Interit. Sipas raporteve më të fundit nga tabloidi britanik “The Sun”, zikaltrit e kanë identifikuar mbrojtësin e krahut të Manchester United, Daley Blind si një nga objektivat e tyre kryesore përpara dritares së transferimit të kësaj vere.

28-vjeçari holandez është një prej disa lojtarëve të lidhur me një lëvizje larg nga “Old Trafford” gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka afruar tashmë në skuadër Stefan de Vrij dhe Lautaro Martínez, të cilët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti ,kur skuadra të fillojë me përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Ish-lojtari i akademisë së Ajax është nën kontratë me “Djajve të Kuq” deri në qershor 2019, por me trajnerin José Mourinho që dëshiron të përmirësojë ndjeshëm ekipin e tij për të sfiduar Manchester City-n për titullin e Premier League, duket se ai do të flijohet.

Duke pasur parasysh faktin se zikaltrit kanë përfunduar nënshkrimin e Kwadwo Asamoah si një transferim i lirë, ardhja e Blind mund të jetë një tregues se kohës së Davide Santon në klub po i vjen fundi. Blind është një lojtar polivalent që mund të luajë në disa pozicione: mbrojtës i majtë qendre si dhe mesfushor përpara mbrojtjes.

Këto karakteristika kanë bindur drejtuesit e Interit që të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit, që në dy sezonet e fundit ka vuajtur shumë në “Old Trafford”. Serie A duket një destinacion tërheqës për të dhe fakti që Inter është kualifikuar në Champions League do të ndikojë te holandezi që të mos mendohet dy herë për t’i thënë ‘po’. Ky sezon mund të quhet i dështuar në aspektin personal për Daley Blind, pasi ai ka grumbulluar në total 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist në Champions League.

Related posts

Seria A/ Roma shënon tre gola për vendin e tretë…

Sadik.Autor

Floyd Mayweather: Mund të bëja Cristiano Ronaldo-n të mbyll karrierën te Newcastle

Sadik.Autor

“DHIMBJA JOTE ËSHTË DHIMBJA JONË”/ Drama e Ronaldos hidhëron “djajtë”, të gjithë pranë portugezit

F.autor

Leave a Comment