Bundesliga Futboll Sport

Pesë gjërat që ndoshta nuk i dinit për sulmuesin Robert Lewandowski

Robert Lewandowski kërkon që të largohet nga Bayern Mynih. Ylli polak, i impenjuar me përgatitjet për Botërorin me kombëtaren e tij, është një nga objektivat e merkatos së Juventusit. Ja cilat janë pesë gjërat që ju nuk i dinit për sulmuesin e lindur në vitin 1988.

Familje sportistësh – Milena Lewandowska, motra e Robert, është një lojtare e volejbollit. Babai, Krysztof, ka qenë një kampion xhudoje dhe një lojtar në Serie B në Poloni. E ëma një volejbolliste profesioniste. Bashkëshortja, Anna, ka fituar medalje bronzi në Botërorin e Karatesë në vitin 2009.

Pokerist – Lewandoëski ka qenë i aftë që të shënonte 5 gola në 9 minuta më 22 shtator të vitit 2017. Bayern ishte në disfatë të një goli nga Wolfsburg. Ai hyri në pjesën e dytë dhe shënoi pesë herë. Në “histori” është dhe shpërthimi emocional i Guardiola-s.

Simboli i Polonisë – Ka fituar 6 herë titullin si lojtari më i mirë polak i vitit. E ka fituar rregullisht që nga viti 2011.

Katolik i devotshëm – Ka takuar Papa Francesco-n në vitin 2014, dita kur Bayern Mynih arriti që të fitojë titullin e Champions League kundër Roma-s me rezultatin 1-7 në “Olimpico”.

Data e kampionëve – Ka lindur më 21 gusht, në të njëjtën ditë që kanë lindur dy legjendat e sportit: atleti Usain Bolt dhe basketbollisti Wilt Chamberlain.

Related posts

GOLI MË I BUKUR I SEZONIT/ Roveshata e Ronaldos për Juventusin drejt marrjes së “çmimit”

Sadik.Autor

Iniesta: Çdo ditë e më afër skuadrës

Q.Autor

Partizani nxjerr në fushë ‘artilerinë e rëndë’

Sadik.Autor

Leave a Comment