Futboll Seria A Sport

Inter merr një goditje të fortë nga Manchester City

Manchester City ka shfaqur interes për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Valencia, Joao Cancelo, sipas raporteve më të fundit. “Top Calcio” sugjeron se “Qytetarët” kanë paraqitur një ofertë me vlerë rreth 45 milionë euro për mbrojtësin portugez, i cili është një prioritet për drejtuesit e Interit, por problem për zikaltrit është shifra që kërkojnë portugezët.

Cancelo impresionoi gjatë një huazimi në Inter sezonin e kaluar, megjithatë, mbetet për t’u parë nëse klubi i Serie A do të marrë një mundësi për ta bërë të përhershëm huazimin e tij në javët e ardhshme. Mbrojtësi dëshiron të qëndrojë në Itali, megjithatë, ai do të interesohej për një lëvizje në “Etihad Stadium” nëse City do t’i bënte një ofertë të parezistueshme.

Gjithashtu besohet se përveç Man City, edhe Man United, Juventus dhe Wolves kanë treguar interes për 24-vjeçarin. Portugezi është kthyer te Valencia pas një sezoni të shkëlqyer që bëri me Interin në Serie A dhe tani pret të mësojë fatin e tij. Premier League duket një destinacion tepër tërheqës për Joao Cancelo, që tani ka edhe mundësi zgjedhjeje, pasi nuk është vetëm Manchester City, por edhe ekipi tjetër i qytetit, United që kërkon shërbimet e tij.

Madje “Djajtë e Kuq”, pas largimit të Matteo Darmian drejt Juventusit do të hidhen në sulm për të afruar një mbrojtës cilësor dhe portugezi e tregoi veten se është i aftë për një klub të madh. Në këtë sezon ai grumbulloi 26 ndeshje në Serie A, prej të cilave 20 si titullar ndërsa shënoi një gol dhe dha tre asiste.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Brahim Diaz i shënoi në “San Siro”, Sparta i kërkon falje spanjollit: Shihemi në Pragë

Delo.autor

“FIFA BEST AWARDS”/ Jepet çmimi për lojtarin më të mirë në botë

Delo.autor

SEVILLA-BARCELONA/ “Katalanasit” thellojnë avantazhin, shënon Suarez

Delo.autor

Leave a Comment