Futboll Seria A Sport

Inter shfaq interes për Federico Chiesa e Fiorentinës

Interi është duke kërkuar t’i mposhtë Napolin dhe Juventusin në garë për t’i siguruar shërbimet e talentit italian të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Përfaqësuesi italian është njëri prej të rinjve më të kërkuar në Serie A dhe dje u raportua se cmimi i tij është 60 milionë euro.

Gazzetta dello Sport beson se Juve dhe Napoli kanë bërë oferta në vlerë 50 milionë euro plus kanë ofruar lojtarë në shkëbim për Chiesan.

Raportohet se kampioni i Serisë A i ka ofruar dy lojtarë për të, Rolando Mandragora dhe Marko Pjaca, gjë që mund ta bindë Fiorentinën.

Gazeta italiane raporton se Interi e ka shumë seriozisht për Chiesan, me trajnerin Luciano Spalletti që këmbëngul për transferimin e tij.

“Zikaltrit” janë të gatshëm t’i paguajnë 55 deri në 60 milionë për të, por iu duhet të presin deri muajin e ardhshëm për shkak të obligimeve të Financial Fair Play.

Babai i Chiesas, Enrico, ka thënë se preferon që i biri të qëndrojë në Viola edhe për një vit tjetër, por thuhet se beson se Interi do të ishte zgjedhja më e mirë për të nëse largohet këtë verë.

Related posts

VIDEO/ Kërkohet nga e gjithë ‘Europa’, 20-vjeçari jep asistin e vitit

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KORE/ Jasir Asani më i miri i muajit dhe në “top 11”

F.autor

Igli Tare: Ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të vendosura në tavolina për interesa personale apo politike

Sadik.Autor

Leave a Comment