Futboll Sport

”Hakmarrja” e De Geas, injoron Kryeministrin (VIDEO)

“Hakmarrja” e De Geas. Kështu është komentuar në Spanjë veprimi i portierit të kombëtares gjatë vizitës që Kryeministri i sapozgjedhur spanjoll i bëri skuadrës para nisjes për në Kupën e Botës. Lideri socialist Pedro Sanchez kishte kritikuar numrin 1 të Manchester United dy vjet më parë kur ai ishte përfshirë në një rast sulmi seksual, edhe pse vetë lojtari kishte mohuar gjithmonë çdo akuzë.

Në një intervistë të dhënë asokohe, Sanchez pati thënë: “Nuk ndihem shumë mirë me faktin që De Gea është portieri i Spanjës”. Por në një video që qarkullon në internet nga takimi i Kryeministrit të ri me skuadrën në qendrën stërvitore “Las Rozas” në Madrid, duket që pas fjalimit të Sanchez De Gea është i vetmi që nuk duartroket duke mbajtur një qëndrim aspak miqësor.

Sanchez, i cili sapo ka marrë detyrën pasi zëvendësoi Mariano Rajoy në krye të qeverisë, i uroi fat lojtarëve pas një fjalimi të shkurtër. Por edhe pse në fillim të takimit De Gea ia dha dorën Kryeministrit (sërish me fytyrën e vrenjtur) në fund preferoi të mbante duart në xhepa dhe të mos duartrokiste.

Në vitin 2016, portieri i United u përfol si i përfshirë në një rrjet prostitucioni me minorene në të cilin ishte i përfshirë edhe një regjisor spanjoll i filmave pronografrikë. Një prostitutë që nuk u identifikua kurrë e akuzoi De Gean se kishte organizuar një festë erotike në një dhomë hoteli në Madrid në vitin 2012 ku e kishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht atë dhe një femër tjetër. Më vonë, akuzat u provuan si të pavërteta dhe De Gea as nuk u thërrit nga autoritetet për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Related posts

“Gjueti” në Kosovë, Tirana piketon “Luka Modriçin” 16-vjeçar

Sadik.Autor

REVOLUCION TEK ROMA/ Pronari i ri dëgjon tifozët: Kthehet emblema e vjetër

Delo.autor

FORMACIONI ME 11 “XHEVAHIRËT”/ Njihuni me debutuesit e rinj të sezonit 2019-2020 në La Liga

Delo.autor

Leave a Comment