Futboll Seria A Sport

Inter s’ndalet, pas Nainggolan paraqet ofertën për sulmuesin italian

Pas blerjes së Radja Nainggolan nga Roma, Inter është vënë në lëvizje edhe për sulmin. Është e vërtetë se është blerë edhe Lautaro Martinez, por Spalletti-t i duhen edhe disa alternativa.

Kështu, është kthyer në modë emri Matteo Politano-s, sulmuesi i Sassuolo-s, i cili kërkohet edhe nga ekipet e tjera të mëdha të Serisë A. Por, Inter duket se ka djegur konkurrencën dhe i ka paraqitur një ofertë presidentint të Saussolo-s, Squinzi.

Një huazim me të drejtën e blerjes për 25 milionë euro në total. Një shifër e denjë për një “top player”, i cili po tregon se është mes më të mirëve në rolin e tij. Sassuolo nuk do të ishte kundër, duke parë se do të merrte në këmbim edhe dy lojtarë të ekipit të të rinjve të Inter-it.

Bëhet fjalë për Gabriele Zappa dhe Davide Merola. I pari është një mesfushor i datëlindjes 1999, ndërsa i dyti mbulon rolin e sulmuesit dhe është i datëlindjes 2000.

Të dy do të bëheshin përfundimisht lojtarë të ekipit emilian, me Zappa-n që do të qëndronte tek Inter sezonin e ardhshëm si i huazuar, për shkak të listave të Champions-it dhe rregullave të vendosura nga UEFA në lidhje me të rinjtë që një ekip duhet të ketë në përbërje. Gjithsesi, ai do të ishte një lojtar i Sassuolo-s.

Related posts

TËRBOHET REALI/ Përfaqësuesit e MODRIC në MILANO, ja FOTO-ja që zbulon transfertën e madhe

Isa.Autor

MERKATO/ Manchester United synon supermbrojtësin e Barcelonës

Q.Autor

FITORE E MERITUAR/ Laçi mposht me 10 lojtarë Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe rihap kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment