Futboll Sport

Kush është Koreja e Jugut, skuadra që nuk fiton trofe prej 58 vitesh

Duket sikur pseudonimi “Tigrat Aziatikë” nuk tremb rivalët e vegjël, por të mëdhenjtë si Gjermania dje, di t’i kafshojë keq dhe t’i turpërojë. Koreja e Jugut, kryeqyteti është Seuli, është një komb prej 50.6 milionë banorësh, i cili shquhet për industrinë e rëndë dhe risitë në teknologji, por ka ditur të ecë edhe në futboll.

Nga lojtarët aktualë vetëm 5 luajnë në Europë (spikat Son i Totenhemit), ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatin vendës, në atë kinez e japonez. Arritja më e madhe e kombëtares, por edhe e këtij shteti në sport, është organizimi i Botërorit 2002, së bashku me Japoninë. Edhe atëherë, koreano-jugorët bënë shumë zhurmë, duke eliminuar Italinë në 1/8-at dhe në fund e mbyllën në vendin e katërt. Nga ajo periudhë ishte dëgjuar pak për ta, por skuadra që trofeun e fundit e ka fituar 58 vite më parë (Kupa e Azisë në 1960) ka ditur të shkaktojë sërish tërmet, edhe pse dje u eliminua së bashku me Gjermaninë.

Related posts

MOTO GP/ Pozitiv gjatë një testi antidoping, piloti italian dënohet me 18 muaj

Delo.autor

ZBULON MOTIVIN PSE MORI DE ROSSIN TEK ITALIA NË STAF/ Mancini: Ka nevojë për të për të fituar përvojë, sepse…

Delo.autor

Atletico Madrid gati t’i japë 400,000 € në javë Griezmann për ta mbajtur larg Barça-s

Sadik.Autor

Leave a Comment