Futboll Seria A Sport

Inter tenton për Politano, mban takim me agjentin e sulmuesit

Interi vazhdon të jetë shumë aktiv në treg dhe, pas blerjes së Lautaro Martinez, ka një tjetër sulmues në listë.

Ky është Matteo Politano, agjenti i të cilit, Davide Lippi ka mbajtur një takim këtë pasdite, pasi u takua me zikaltërit në selinë e klubit Suning.

“Lippi ishte në selinë e Interit për të diskutuar për rinovimin e Tommaso Berni. Megjithatë, palët mendohet se kanë folur edhe për Politano, protagonist në sezonin e fundit në Sassuolo me 10 golat e tij në kampionat. Sulmuesi me të vërtetë i pëlqen Spallettit, i cili mund ta përdorë atë si një opsion në sezonin e ardhshëm, me Interin që do ta shikojmë në tre fronte.“-shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë Lippi ka konfirmuar dhe operacionin që dërgon Politano tek Interi.

“Ne jemi duke punuar në Politano për Interin. Sigurisht që ata janë të interesuar, “-tha agjenti Davide Lippi për “Sky Sport Italia”.

Politano kërkohet dhe nga Napoli, me Carlo Ancelotti që e preferon shumë aftësinë e sulmuesit të Sassuolo.

Related posts

PO HETOHET NGA UEFA/ Premier League hap një hetim ndaj Manchester Cityt, ja akuzat e radhës

Delo.autor

ÇUDIRAT E FUTBOLLIT SHQIPTAR/ Lopë me viç, meteriale ndërtimi, qengj dhe birra. Shpërblime për “Gines” në futbollin kosovar

Isa.Autor

Kairo: Belotti nuk largohet nga Torino

Sadik.Autor

Leave a Comment