Futboll Seria A Sport

Ish-klubi i Tramezzani-t ofertë zyrtare për trajnerin Gianni De Biasi

Gianni De Biasi mund të rikthehet sërish në drejtim, pavarësisht aventurës të dështuar në La Liga me Deportivo Alavés. Sipas raporteve më të fundit nga “Tuttomercatoweb” klubi zviceran Lugano ka shfaqur interes për të afruar në drejtim 61-vjeçarin, i cili aktualisht është pa punë. Pas aventurës me Shqipërinë, të cilën e drejtoi për 6 vjet dhe e kualifikoi për herë të parë në histori në Evropian, italiani fitoi një famë të madhe. Pas largimit nga kombëtarja shqiptare interesi ishte shumë i madh për të, megjithatë ai befasoi duke pranuar një ofertë nga Spanja. Në shumë raste emri i tij u lakua për të marrë madje edhe drejtimin e kombëtares italiane, megjithatë në fund të kaltërit zgjodhën Gian Piero Ventura, i cili dështoi duke mos arritur dot kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Interesant është fakti se Lugano është klubi në të cilin punoi ndihmësi i Gianni De Biasi-t te Shqipëria, Paolo Tramezzani, i cili e mori ekipin në një moment shumë të vështirë dhe falë punës së madhe arriti të siguronte qëndrimin në Super League zvicerane në sezonin 2016-2017. Gjithsesi në fund palët ndërprenë bashkëpunimin me ish-mbrojtësin e Interit që vendosi të shkonte te Sion me disa lojtarë të Lugano, por aty gjërat nuk shkuan ashtu si italiani kishte menduar dhe pas disa muajsh ai u shkarkua nga klubi. Tani duket se është radha e De Biasi-t për të provuar një eksperiencë te Lugano dhe sipas raporteve të mediave italiane marrëveshja është afër konkretizimit. Në këtë moment janë duke u diskutuar vetëm termat financiarë mes palënve. Nëse marrëveshja finalizohet me sukses kjo do të ishte hera e parë për 61-vjeçarin që drejton në kampionatin zviceran. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar vetëm në Italia, ndërsa ka patur edhe dy eksperienca të shkurtra në La Liga, përveç aventurës me kombëtaren shqiptare.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ St. Liege-Ajax, përballja e fundit është fituar nga holandezët

Isa.Autor

(VIDEO) Manchester City në avantazh ndaj Cardiff, De Bryne autori i golit

Q.Autor

Messit iu shua ëndrra për Kupën e Botës, Sampaoli konfirmohet në krye të Argjentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment