Futboll La Liga Sport

ANALIZA “AS”/ Messi tek Barcelona ndihet gjithnjë e më shumë i vetmuar

Lionel Messi ndihet gjithmonë e më i lodhur nga fakti se është vetëm. E përditshmja spanjolle AS ka folur në lidhje me kampionin argjentinas dhe humbjet gjithnjë e më të shpeshta të Barcelona-s.

Siç lexohet në median spanjolle, në fakt, është kthyer të zakon të kërkohen imazhe të Messi-t pas ndeshjeve të humbura nga katalanasit.

I çorientuar në Romë dy vite më parë, pas përmbysjes së bujshme të verdhekuqve në Champions League, i acaruar në Anfield vitin e kaluar gjithmonë në Champions dhe pothuajse i shushatur në Gedda, me rastin e përmby sjes së fundit të pësuar nga Barcelona e tij kundër Atletico Madrid në Superkupën e Spanjës.

Vërejtja që argjentinasi ka për skuadrën është mungesa e karakterit që nuk i lejon katalanasit të dalin nga situatë kur gjërat vështirësohen. Ky është një problem për Messi-n, i cili synon të përmirësojë rekordet personale, por kryesisht ato të skuadrës.

Nga gabimi i pabesueshëm i Dembele-s kundër Liverpool-it te pakujdesia në goditjen e këndit të Alexander-Arnold e deri te gabimet e bëra në Superkupë: e gjithë kjo situatë i ka shtuar dyshimet në lidhje me të ardhmen e argjentinasit.

Megjithatë, Leo Messi arriti ta udhëhiqte ekipin drejt fitores në La Liga sezonin e kaluar dhe të fitonte Topin e Artë të gjashtë. Ajo që do më shumë Pleshti është të fitoj tituj me skuadrën, jo vetëm personalë.

Në mbyllje AS ka shkruar se  Leo Messi ka patur gjithmonë një qëndrim lideri dhe ka provuar të jetë një shembull për ata që shkojnë te Barcelona. Pavarësisht nga kjo, ai po shkon drejt 33 viteve dhe e shikon afër fundin e karrierës, siç ka pranuar edhe vetëm në ceremoninë e Topit të Artë.

Gjithsesi, ai ndihet akoma i fortë dhe superior ndaj të tjerëve dhe ka një dëshirë të madhe për të fituar. Por një dëshirë që nuk e shikon te shokët e tij të skuadrës dhe ndien frikën e dështimit që po futet në palcën e lojtarëve të Barcelona-s.

Related posts

DËMTIMI HORROR/ “Tersi” ndjek Bajernin: Frikë se lojtari mund të mbyll sezonin

Isa.Autor

BARCELONA NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ “Katalanasit” pëlqejnë 30-vjeçarin që kushton 100 milionë euro

Delo.autor

Ankohet Paul Pogba: Nuk po luaj në vendin e duhur te Franca

Sadik.Autor

Leave a Comment