Futboll La Liga Sport

Ivan Rakitiç: Me fat që luajta me ta, Modriç dhe Iniesta janë…

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, ka thënë se patrioti i tij, Luka Modric, dhe shoku i tij në Barcelonë, spanjolli Andres Iniesta, janë nga një planet tjetër, ndërsa ai përpiqet të mësojë prej tyre.
“Është shumë e vështirë për t’i krahasuar, duket se të dy janë nga një tjetër planet. Ndoshta kanë ardhur nga ai planet për të luajtur futboll me njerëz të zakonshëm, si ne.

Të dy janë ndër lojtarët më të mirë në pozicionet e tyre. Ka qenë një nder për të luajtur me Andrés Iniesta për katër vite te Barcelona, dhe me Luka Modric te Kroacia. Ju përpiqeni t’i shijoni ato dhe të mësoni prej tyre, – tha Rakitic në një konferencë shtypinga grumbullimi me kombëtaren. – Unë falënderoj Perëndinë për mundësinë e të luajturit me të dy. Andrés është një nga miqtë më të mirë, ndërsa Luka e shoh si vëllain tim më të madh”.

I pyetur nëse Modric është lojtari më i mirë kroat në histori, ashtu siç ish-lojtari Robert Prosinečki ka thënë, Rakitic shtoi: “Meqë ky ish-futbolist që përmendi ju e ka thënë këtë, duhet të jetë e vërtetë, sepse askush nuk di më shumë për futbollin se ai. Unë pajtohem plotësisht, jo ​​vetëm që Luka është një lojtar i madh, por edhe një njeri i madh. Ai është lideri ynë te Kroacia dhe kemi besim të madh në të. Eshtë një sfidë e madhe për të luajtur kundër tij në kampionatin spanjoll, për të luftuar për tituj, por jam i lumtur që luaj me të për Kroacinë”.

Kroacia, një nga tre kombëtaret, së bashku me Uruguajin dhe Belgjikën, i ka fituar të tria ndeshjet e saj në fazën e grupeve të “Rusia 2018” (mundi Nigerinë, Argjentinën dhe Islandën). Ajo do të ballafaqohet me Danimarkën në 1/8 finale, më 1 korrik, në Nizhny Novgorod.

“Danimarka është një ekip shumë serioz, nuk është një rastësi që ka ardhur deri këtu pa humbur. Kemi të bëjmë me një ekip kompakt, që e di mirë se çfarë të bëjë, si ta ndalë kundërshtarin. Ka shanse për të shënuar dhe mund të jetë shumë e rrezikshme në sulm, shumë e shpejtë. Lojtari kryesor danez është Christian Eriksen, një nga krijuesit më të mirë të futbollit europian”, – analizoi Rakitic.

Related posts

FORMULA 1/ Rusia refuzon shkëmbimin e garave, në Shanghai merret vendimi ekstrem

Delo.autor

Burnley – Manchester United/ Zbllokohet sfida, miqtë kalojnë në avnatazh (VIDEO)

Isa.Autor

FLET PËR GRUMBULLIMIN ME SLLOVAKINË/ Skriniar: Do të isha shumë i lumtur sikur…

Delo.autor

Leave a Comment