Futboll Sport

Ja lojtarët që shpërthyen në Botëror, por rezultuan dështime të mirëfillta

Është fatale. Jeni duke ndjekur Kupën e Botës, zbuloni lojtarin që ndoshta e keni parë, dhe mendoni ky është një talent, një kampion dhe ju thoni: ky është e ardhmja. Dhe ndodh, ka ndodhur, dhe do të ndodh që talentI i treguar në tre, katër, pesë, maksimum shtatë ndeshje, nuk do të përsëritet kurrë. Po flasim për meteorët e futbollit, ata lojtarë që për një muaj mbushin faqet e gazetave, marrin vëmendjen e drejtuesve të ekipeve, blihen dhe më pas … dështojnë.

Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që, nga dita në ditë, po dashurohen me Golovin : Juventusi e ka ndjekur prej muajsh, vjen nga një sezon i mirë. Vazhdojmë me rastin Cheryshev, i cili nuk ka shpërthyer kurrë tek Real, që midis Valencia-s dhe Villarreal-it nuk e ka provuar kurrë që është një fenomen, por pas dopietës kundër Arabisë është një nga lojtarët më të dëshiruar dhe ëndërruar nga tifozët.

Mrekullia e Botërorit është gjithashtu ai: Oleg Salenko, futbollist rus i cili në vitin 1994 shënoi 5 gola në Rusi-Kamerun 6-1, mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me gjashtë gola. Valencia e bleu atë dhe sezonin e ardhshëm shënoi në Liga vetëm një gol më shumë se në Usa 1994.

Rasti i Salenko është një rast i kufizuar, por ka shumë emra të tjerë që kanë bërë mrekullira në  Botëror për tu transferuar shumë shtrenjtë më vonë – po, sepse në sajë të Kupës së Botës çmimet shkojnë në qiell. Botërori 2002, në këtë kuptim, është një nga shembujt më të qartë. Tek Brazili, kampion bote, Kleberson ishte i pakalueshëm: 23 vjeç, mesfushor dhe luante tek Atletico Paranaense. Në këtë Botëror la përshtypje fantastike, ekipet ishin në radhë për ta blerë por ai vendosi të qëndronte në Brazil edhe një sezon për të qëndruar me të dashurën. Një vit më pas ai u ble nga Manchester United: “Dua të jem trashëgimtari i Veron”. Një sezon anonim dhe më pas, kthimi në Brazil.

Por viti 2002 ishte mbi të gjitha viti i Senegalit dhe, mbi të gjitha i atij që dukej të ishte një fenomen i vërtetë: El Hadji Diouf. Flokët e tij të oksigjenuara, goditja dhe teknikat e tij, çmendën Liverpool-in, i cili investoi 10 milionë paund. Dy sezonet tek Reds, 55 ndeshje në Premier dhe vetëm tre gola. Nuk e përsëriti asnjëherë nivelin e treguar në Botëror: midis Bolton, Leeds, Sunderland, Blackburn dhe jo vetëm ai nuk ka shënuar asnjëherë më shumë se 10 gola.

Diego Forlan magjepsi botën në 2010, duke e tërhequr Uruguain deri në gjysmëfinale. Inter u dashurua me të në 2011, duke menduar se mund të përsëriste talentin e treguar në Afrikë të Jugut. Rezultoi një vrimë në ujë. Edhe në vitin 2014 klubet evropiane u fokusuan tek lojtarët që shkëlqyen në Kupën e Botës, që pastaj u dogjën: Ospina (Arsenal) nuk ka qenë kurrë në formën e Brazil 2014, Ochoa, portieri i Meksikës. Ose kujtojmë sulmuesin e Ekuadorit Enner Valencia. Të gjithë e përgëzuan West Ham, që e transferoi. Tetë gola në dy sezone e gjysmë, dështim i plotë. Pra duhet patur kujdes. Mos u mashtroni nga “vitrina”e Botërorit.

Related posts

41 GOLA NË 41 NDESHJE KËTË SEZON/ Ylli Haaland paralajmëron kundërshtarët me mesazhin e fundit

Delo.autor

Juventusi nuk heq dorë nga dy veteranët, u ofron zgjatje kontrate

Q.Autor

“The Sun”: Ja MEGA-OFERTA që pret POGBA për t’u larguar nga Man United. Do firmosi me…

Isa.Autor

Leave a Comment