Futboll Seria A Sport

“LIVERPULI LUAJTI I SHKUJDESUR?” Klop nervozohet me legjendën Mançester Junajtid: Mbase e ngatërron me ndonjë ndeshje tjetër

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klop u nervozua nga komentet e ish-kapitenit të Mançester Junajtid dhe opinionistit Roi Kin se kampionët e Anglisë luajtën të shkujdesur dhe jo në nivel të lartë kundër Arsenali, takim që përfundoi me fitoren e të kuqve 3-1.
Tekniku gjerman iu përgjigj në lidhje direkte Kinit se ai duhet të ketë ngatërruar ndeshjen e sotme të Liverpulit me ndonjë tjetër, ndërsa theksoi se skuadra e tij luajti fortë ndaj një rivali të përgatitur mirë.

“A e dëgjova saktë zotin Kin që tha paraqitja jonë e sotme ishte e shkujdesur? Mund t’ju dëgjoj tashmë, a tha kështu?! Ndoshta ka folur për ndonjë ndeshjet tjetër, sepse nuk luajtëm kështu sot. Më vjen keq!

Asgjë nuk ishte e shkujdesur. Nga sekonda e parë dominuam kundër një ekipi në një 100% të formës së tij. Duhet të tregohemi të kujdesshëm si dreqi dhe të mos e pësojmë nga kundërsulmet. Përveç kësaj, futbolli që luajtëm sot ishte spektakolar”, deklaroi trajneri i Liverpulit Jurgen Klop.

Related posts

VENDOS TË MOS APELOJË PEZULLIMIN/ Interi kërkon ta mbushë “San Siron” me fëmijë

Delo.autor

NBA/ LeBron James gati të largohet nga Lakers për të realizuar ëndrrën e tij

Delo.autor

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Ndahet vazoja e parë, skuadrat mësojnë grupet e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment