Futboll Sport

Jibril Rajoub: Digjeni fanellën e Messit nëse luan kundër Izraelit

Kreu i Federatës Palestineze të Futbollit i bëri thirrje tifozëve arabë të yllit të Argjentinës që të digjnit fanellat e tij në shenjë proteste për miqësoren që bardhekaltrit do të luajnë në Jeruzalem të shtunën e ardhshme.

Jibril Rajoub i bëri thirrje Argjentinës që ta anullojë ndeshjen që pritet të luhet në Jeruzalem, pasi gjendja atje është shumë e tensionuar atje që kur Izraeli mori vendimin për ta shpallur kryeqytetin e vet. Për më tepër, stadiumi ku do të luhet ndeshja ndodhet në lagjen Malha në Jeruzalem e ngritur mbi një zonë që ishte vendbanim palestinezësh, por që është shkatërruar prej izraelitëve në luftën e para 70 viteve. “Messi mo luaj këtu. Mos i zbardh faqen rracizmit”, tha Rojaub.

Ndeshja të cilën Argjentina po e përdor si përgatitore për Kupën e Botës ka ngjallur shumë interes mes tifozëve izraelitë, por Rajoub e ka marrë shumë seriozisht sfidën për të mos lejuar zhvillimin e saj. Ai i ka shkruar një letër kreut të Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, duke i thënë që ndeshja po përdoret nga Izraeli për politikë.

Takimi ishte parashikuar të luhej në Haifa, por autoritetet izraelite arritën ta spostonin në Jeruzalem. “Messi është një simbol i futbollit kështu që do ta shënjestrojmë personalisht. Shpresojmë që mos të vijë, por i bëjmë thirrje tifozëve të tij në botën arabe që të djegin fanellat e tij në shenjë proteste”, shtoi Rajoub.

Lojtari i Barcelona-s ka miliona tifozë në botën arabe dhe muslimane dhe mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i tij dhe Federatës Argjentinase, por edhe i presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, i cili ka marrë një letër nga Rajoub në lidhje me këtë çështje.

Related posts

VIJON MERKATO/ Bartomeu e lë derën hapur për firmën me Pogba

Sadik.Autor

OBJEKTIV I BARCELONËS PËR MERKATON/ “Los Blancos” i “rrëmben” mesfushorin francez katalanasve, ja

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja sa PARA përfitojnë Messi, Ronaldo dhe Neymar vetëm nga një postim në Instagram

Isa.Autor

Leave a Comment