Futboll La Liga Sport

Rrëfimi unik i Messit si “çoban dhish”: Nuk e konsideroj veten më të mirin…

Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi, i dha një intervistë revistës “Paper”, e cila analizon edhe Kupën e Botës. Messi ka thënë se “nuk e konsideroj veten më të mirin, unë mendoj se jam një futbollist”, ndërsa shton, në lidhje me favoritët e Botërorit të Rusisë, se “në gjykim, në fund të fundit, jemi të gjithë të barabartë, kur të fillojnë lojërat”.

Në fotografi, ylli argjentinas ka dalë me dy keca dhe një cjap. Arsyeja është, sepse fjala “cjap” në gjuhën angleze përdoret edhe për “Gratest of all time” (më të mirin e të gjitha kohërave).
Nisur prej origjinës së tij, Messi siguron se “më kujtohet që, kur arritëm këtu, kuptuam se pengesa kulturore nuk ishte aq shumë. Barcelona është një qytet që i mirëpret shumë mirë njerëzit nga jashtë, që pret mijëra e mijëra vizitorë”.

Lidhur me pritshmëritë në Kupën e Botës së kësaj vere, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shpjegon se “do të jetë e rëndësishme për të punuar mirë në këto ditë përgatitje, sepse në kualifikuese kemi luftuar deri në fund dhe nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur. Ne ende duhet të bëhemi më të fortë si ekip, për të qenë favoritë.

Mendoj se jemi në gjendje për të qenë në nivel të ekipeve të tjera, si Franca, Gjermania, Brazili apo Spanja. Ne kemi një grup të mirë lojtarësh, por Argjentina është përherë në mesin e favoritëve për gara të tilla. Sidoqoftë, pa marrë parasysh këtë fakt, ne gjithmonë synojmë të ecim pa eufori, por të fortë, për të përparuar në turne të këtyre përmasave”.

Messi ka thënë se “ne jemi një familje shumë normale, në çdo mënyrë”, duke shtuar se një nga veprimet e tij të preferuara për t’u çlodhur është luajtja “video games”, ndërsa shton se djali i tij, Thiago, është një kundërshtar i ashpër, por në këtë rast e ka detyruar të rimarrë një hobi, që e kishte harruar”.

Pa marrë parasysh se si ai dhe shokët e kombëtares do të luajnë në Rusi, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e tij është e sigurt. Jo vetëm që ka ndikim të jashtëzakonshëm në fushë, por ai ka krijuar edhe “Efekti Messi” në ekipin e tij, te rivalët dhe, madje, te publiku.

“Efekti Messi”, madje, shtrihet, me sa duket, te disa kafshë. Kur Messi arrin në sesionin e fotografive dhe sheh dhitë në grup, afrohet ngrohtësisht te kafshët, duke qeshur dhe duke luajtur me një nga kecat. Pastaj vjen pjesa e vështirë: Messi shtrëngohet fort mbi brirët e cjapit. Ai i jep kamerës një vështrim prej udhëheqësi, sikurse është cjapi për tufën e dhive, me një shenjë sfidimi në sytë e tij. Sesioni i fotografive shkon pa një pengesë.

“Unë jam një tifoz i madh i kafshëve, – thotë Leo. – U rrita me to dhe më kanë mësuar shumë gjëra. Tani kemi Hulkun tonë, qenin, i cili është me të vërtetë pjesë e familjes. Ne gjithmonë e përfshijmë atë. Fëmijët dhe ai janë pjesëtarët më të dashur të familjesë”.

Ndërsa vesh përsëri fanellën me ngjyrat blu dhe të bardha të Albiceleste, është e qartë se, edhe pse Messi mund të ketë kaluar më shumë vite të jetës së tij në Spanjë se sa në Amerikën e Jugut, ai ende flet, mendon dhe merr frymë me Argjentinën.

“Më duhej të largohesha nga Argjentina kur isha shumë i vogël dhe ka gjëra që më mungojnë, – nënvizon ylli i Barcelonës. – Kthehem sa herë që mundem për të pushuar dhe një ditë shpresoj se do të mund të kthehem e të jetoj atje. Ka raste kur vëreni se gjërat e mira nga vendi juaj janë ato që ju japin lumturinë më të madhe, edhe gjërat e këqija. Malli është i madh për vendlindjen”.

Ai tregon disa tipare argjentinase, që mendon se do t’i ketë gjithmonë, si “niveli i lartë i vendosmërisë” të tyre. “Ne, argjentinasit, – thotë Messi, – bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur atë që duam. Kjo veçori, e cila ndoshta tek mua është një përzierje e ambicies dhe angazhimit, gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pjesë e imja”.

Një pjesë e rëndësishme e lidhjes së tij me vendin e origjinës dhe vendlindjen është bashkëshortja, Antonela, e cila është kushërira e një prej miqve të Messit. Gjithashtu, është nga Rosario. Prindërit e tre djemve: Thiago, Mateo dhe Ciro (ky i fundit ka lindur në mars të këtij viti), janë të fokusuar në “një familje shumë normale, në çdo kuptim. Kur kam një moment pushimi, është e rëndësishme që ta kaloj me familjen time”.

Messi është i njohur edhe për punën e tij bamirëse. Një vizitë në spitalin e kancerit të fëmijëve pati një ndikim veçanërisht të madh tek ai, ndaj vendosi pastaj dhe atje për të krijuar organizatën e tij “Fondacioni Leo Messi”, i cili përqendrohet në shëndetin dhe edukimin e fëmijëve. Ai është gjithashtu ambasador i UNICEF-it.

“Ndihma e atyre më në nevojë është një mënyrë e mirë për të kthyer atë që kam marrë nga shoqëria, – thotë ai. – Jam shumë krenar që jam ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it dhe të bashkëpunoj me projekte të tjera, ku mund të ndihmoj, në mënyrë që të mund të jetojmë në një botë më të mirë për të gjithë”.

Në moshën 30-vjeçare, Leo Messi tashmë ka realizuar shumë nga ëndrrat e tij. Që kur ishte i vogël, ai ishte i vendosur të luante në kombëtaren e futbollit të Argjentinës, ku sot është kapiten. Messi e ka udhëhequr kombëtaren Albiceleste në tri finale madhore në tri vite (Kupën e Botës 2014, “Copa América 2015” dhe “Copa América Centenario 2016”). Por, të tria finalet i ka humbur.

Duket e dyshimtë nëse këto disfata, apo kritikët e tij do ta pengojnë Messin, ose do ta nxisin atë kur të shkojë drejt Rusisë. “Ajo që kanë definuar më së shumti argjentinasit ka qenë gjithmonë aftësia jonë për të kapërcyer vështirësitë që dalin, – sqaron më tej 30-vjeçari.

– Ne kemi aftësinë për të punuar së bashku dhe dimë ta shtyjmë veten për të dalë nga momentet e vështira. Kjo është diçka, që unë e vlerësoj shumë te populli ynë. Gjatë viteve, gjithashtu, kam kuptuar se nuk është mirë që ëndrrat tuaja të bëhen obsesion. Kjo rrit presionin dhe zvogëlon mundësinë e arritjes së tyre”.

Related posts

PAS RIKTHIMIT TEK MILAN/ Sulmuesit Ibrahimovic i hapet dera edhe tek kombëtarja

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA merr vendimin për gjestin e CR7 ndaj tifozëve të Atleticos, ja masat

Delo.autor

ZYRTARE/ Vendim surprizë! Ish-tekniku i Interit shkarkohet nga detyra e trajnerit te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment