Futboll Premier League Sport

Jorginho te Manchester City, mungon vetëm firma

Joao Santos, menaxheri i mesfushorit të Napolit, Jorginho, në një intervistë për “TimGate”, ka folur në lidhje me tratativën mes futbollistit të asistuar prej tij dhe klubit kampion të Anglisë në Premier League, Manchester City.

Një tratativë që sipas tij është e destinuar të finalizohet suksesshëm. Klubi i drejtuar nga presidenti De Laurentiis do të arkëtojë shumën prej afro 50-55 milionë euro, me konfirmimin edhe të trajnerit të ri Carlo Ancelotti.

Futbollisti i përfaqësueses italiane do të transferohet kështu në tokën angleze për sezonin e ardhshëm, për të luajtur në Premier League me fanellën e “Qytetarëve” të drejtuar nga trajneri Pep Guardiola.

“Drejtuesit e City po komunikojnë me ata të Napolit, për të diskutuar mbi bonuset dhe shifrën e transferimit. Besoj se në përfundim do të jetë gjithçka ok. Për Jorginho është një okazion i madh. Jemi të lumtur. Tani presim nënshkrimet”, deklaroi menaxheri i mesfushorit të Napolit.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI bën gati goditjen e madhe për merkaton e dimrit

Isa.Autor

PAS TËRMETIT QË SOLLI PASOJA KATASTROFIKE/ “FSHF” vendos për kampionatin, ja kur rikthehet në fushë Superiorja

Delo.autor

Liverpool fiton bindshëm sfidën e tifozerisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment