Futboll La Liga Sport

Julen Lopetegui kërkon me “NGULM” mesfushorin spanjoll të Bayern Munich 

Me Julen Lopeteguin te Real Madrid mund të bashkohet edhe Thiago Alcantara. Fantazisti spanjoll është në axhendën e Barcelonës këtë verë por nuk është një prioritet ndaj dhe Real Madrid mund të ndërhyjë shpejt në merkato për të afruar 27-vjeçarin i cili nuk është më i pashitshëm as për Bayern Munchen.

Fakti që në stolin e madrilenëve është Lopetegui mund ta përshpejtojë këtë operacion pasi të dy njihen mirë që në 2013-ën me Shpresat e Spanjës ku u shpallën kampion në Izrael. Thiago Alcantara vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Bayern Munchen ndërsa marrëveshja nuk do të ishte problem pasi raportet mes klubeve janë të mira duke parë edhe kalimin e James Rodriguez te bavarezët.

Related posts

Roma rinovon kontratën me trajnerin Di Francesco

Sadik.Autor

NGRITI TROFEUN E EUROPA LEAGUE/ Pedro, “Njeriu i Finaleve” që hyn në histori

Delo.autor

“AI E NJEH SHUMË MIRË…”/ Klubi i madh europian i hap derën Tuchel pas shkarkimit nga PSG-ja

Delo.autor

Leave a Comment