Gossip Sports

Jurgen Klopp, i shijon pushimet si një gjerman i vërtetë (FOTO)

Edhe pse nuk ia doli  të fitojë asnjë titull këtë sezon me Liverpool, Jurgen Klopp po i shijon në maksimum pushimet verore. Tipik si gjerman, ish-tekniku i Dortmund nuk mund të mos freskohej me pijen e tij të preferuar, birrën. 50-vjeçari ka zgjedhur që të relaksohet me familjen e tij në St Tropez, duke lënë pas dhimbjen e humbjes së Champions League.

Trajneri gjerman do të ndjekë hapjen e Kupës së Botës nga bregdeti francez, ndërsa argëtohet me familjen dhe miqtë e tij. Siç mund të shohim edhe nga fotot, bashkëshortja e tij, ashtu sikurse edhe tekniku, duken tejet në formë.

Ky i fundit, natyrisht ka gjetur pak kohë edhe të luajë pak futboll në rërë me miqtë, nën klimën e ngrohtë të bregdetit francez. Klopp ishte shumë pranë ngritjes së trofeut të Champions League në Kiev të Ukrainës më 26 maj, por nuk ia doli dot përballë Real Madrid të Zinedine Zidane.

“Los Blancos” fitoi me rezultatin 3-1 ndaj “The Reds”, falë golave të Benzema dhe Gareth Bale. Ndërkohë për gjigantët anglezë shënoi Sadio Mane. Ky i fundit mbeti i vetëm në sulm me Firminon, pas dëmtimit të Mohamed Salah nga Sergio Ramos. Egjiptiani e la fushën mes lotësh në minutën e 30-të të takimit.

Megjithatë, tashmë Jurgen e ka lënë pas këtë humbje dhe po shijon pushimet, për t’u rikthyer më pas për sezonin e ri, ku do të tentojë me grupin e lojtarëve që të arrijë objektivat, titullin kampion nw Premier League dhe Champions League-n.

Related posts

Partneret e lojtarëve të Rusisë e kanë fituar Botërorin e tyre (FOTO)

Sadik.Autor

MË SEKSI SE KURRË/ Wanda Nara tërbon fansat me postimin e fundit me format e saj bombastike (FOTO)

Delo.autor

Neymar merr mbështetje SPECIALE në prag të ndeshjes me Serbinë

Isa.Autor

Leave a Comment