Gossip

PA ZHURMË, PA SHERRE/ Wanda Nara do dridhej para konkurrencës së Yolanthe (FOTO)

Pa zhurmë, pa sherre, pa deklarata apo reagime të ashpra e sërish Yolanthe Cabau ia doli të jetë në qendër të interesit të mediave e të modelingut. Interi ishte në kohën e vet më të artë, Wesley Sniejder ishte aty duke shijuar trofetë që po arkivonte me zikaltrit, por gruaja e tij kurrë nuk e përdori për të bërë famë për vete edhe pse shanset i kishte.

E bukur, sharmante, tërheqëse dhe perfekte në linjat e saj. Kaq ishte e mjaftueshme për Yolanthe për të vijuar karrierën e saj, pa u ndikuar nga suksesi i bashkëshortit, me të cilin janë prindër të një vajze. Megjithatë, 33-vjeçarja vijon të jetë në formën e saj më të mirë, këtë e konfirmoi edhe në foton e fundit të postuar në rrjete sociale, aty ndiqet nga miliona fansa që e sodisin me kërshëri.

Ndërkohë në Interin e sotëm gjithçka vërtitet rreth Mauri Icardit, ndoshta ndër të vetmit lojtarë që me paraqitjet në fushë ka treguar se mund ta ngrejë Interin në nivelet e larta, aty ku i takon të jetë. Gjithsesi, mbështetja e tij e fuqishme te bashkëshortja, Wanda Nara ka bërë që ajo të jetë shpeshherë më shumë se vetë kapiteni zikaltër në qendër të vëmendjes.

E filluan me një bum të madh historinë e tyre të dashurisë (ndarja me Maxi Lopez e bashkimi me Icardin) dhe më pas e vijoi si menaxhere e argjentinasit, i cili njohu vetëm sukses falë talentit dhe punës së tij. Gjë të cilën e ka shfrytëzuar më së miri edhe vetë Wanda për të marrë famë, aq sa tani është ndër modelet më të suksesshëm dhe vetëm në Instagram ndiqet nga 4.5 milionë fansa.

Në sytë e tifozëve zikaltër herë duket si engjëll e herë si djall, polemika ka çdo ditë dhe e ardhmja e lojtarit të tyre më të mirë të momentin mund të varet edhe nga fjala e saj. Asgjë nuk duket e sigurt, vullneti i sulmuesit është të jetë zikaltër, klubi duket dorështrënguar por e ardhmja mund të vendoset edhe nga Wanda. Koha ka ardhur që edhe ajo të ketë në dorë “zemrën” e tifozëve zikaltër me deklaratat e saj, ndërsa gratë e yjeve të së shkuarës vetëm sa i bënë të dashurohen edhe më shumë me lojtarët e tyre falë bukurisë dhe hireve të tyre.

 

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Ish-Miss World Albania, tashmë i futet gazetarisë SPORTIVE (FOTO)

Isa.Autor

Emili RAJTAKOVSKI tradhton Juventusin, pozon me bluzën e Romës (FOTO)

Isa.Autor

FOTOT “HOT”/ Modelja milaniste gati për… derbin

Delo.autor

Leave a Comment