Futboll Ligue 1 Sports

Ka vetëm një arsye që e ndal Buffon të bashkohet me PSG

Ka shumë hije për të ardhmen e Gianluigi Buffon në Paris. Në fakt, sipas “L’Équipe”, klubi i Parisit së shpejti do të sanksionohet nga UEFA në lidhje me shkeljet e Fair Play Financial me një bllokadë të merkatos në hyrje ose ndalimin për të përfshirë lojtarë të rinj në listën tjetër për Ligën e Kampionëve. Ky saksion do të hedhë në erë ardhjen në “Parc des Princes” të ‘Gigi’, i cili nuk do të vijë në Paris SG vetëm për të luajtur në Ligue 1.

Pra, për të ardhmen e Buffon, priten orë të nxehta. Vendimi i UEFA-s për Play Fair Play Financial dhe sanksionet në klubin e Parisit mund të ndryshojnë planet e ish-kapitenit të Juventusit. Nëse do të shuhej mundësia për të luajtur në Evropë, në fakt, ‘Gigi’ do të merrte një hap prapa, duke hequr dorë nga Paris SG dhe duke shqyrtuar oferta të tjera për të vazhduar përpjekjet për të kapur ëndrrën e ngritjes së Ligës së Kampionëve.

Ky është trofeu i vetëm që portieri italian nuk e ka fituar kurrë gjatë karrierës së tij edhe pse ka mbërritur tre herë në finale. Një herë e humbi me Milanin në vitin 2003 dhe më pas me Barcelonën në vitin 2015 dhe me Real Madridin në vitin 2017. Gianluigi Buffon, është lojtari i cili ka fituar më shumë trofe në kampionatin italian, plot 11, duke marrë në konsideratë dhe ata dy të humbur në “calciopoli” në vitet 2005 dhe 2006, ndërsa ka fituar pesë Coppa Italia, një me Parma-n dhe katër me Juven. Në rast se PSG nuk do të ndëshkohet nga UEFA, portieri pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me kampionët e Francës, me vlerë 7 milionë euro në vit. Buffon u largua pas 17 vitesh nga “Zonja e Vjetër”, ku fitoi gjithçka në Itali, por pengu i tij ishte trofeu i Champions League. 40-vjeçari arriti tre herë në finalen e Champions League, por pa mundur ta bëjë të vetin trofeun.

Related posts

Inter gjen akordin, Joao Mario te West Ham

Q.Autor

GAZETARI E PYET TEKNIKUN ITALIAN PËR MESFUSHORIN ERIKSEN/ Conte bëhet qesharak: Nuk e kuptoj përkthimin e pyetjes…

Delo.autor

Zbulohet sekreti i Realit/ Zidan kopjoi Ançelotin për të motivuar lojtarët

Sadik.Autor

Leave a Comment