Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY NUK NJEH HUMBJE/ “Viktima e rradhës” është Bournemouth

Manchester City e ka mundur Bournemouthin 3-1 në të dielën në Mançester, duke e regjistruar fitoren e gjashtë më radhazi dhe duke e ruajtur rekordin e përkryer pa humbje këtë edicion të Premierligës.

Skuadra e Pep Guardiolës po vinte nga një seri prej pesë fitoreve radhazi dhe si skuadër e pamposhtur në 13 javët e para në Premierligë, dhe e mposhti Bournemouthin me lehtësi në “Etihad” për ta vazhduar ecurinë e përkryer, raporton Gazeta Express.

Bernardo Silva e kaloi Cityn në epërsi pas një çereku lojë, kur shënoi në portën bosh pas një topi të kthyer në zonë.

Vendasit morën një tronditje të lehtë pak para mbyllës së pjesës së parë, kur Callum Wilson shënoi gol të bukur me kokë për 1-1.

Megjithatë, pak para se akrepat të shënonin një orë lojë, anësori anglez Raheem Sterling e ktheu epërsinë e kampionit në fuqi.

Fitoren e 12-të të citizens këtë edicion e vulosi mesfushori Ilkay Gundogan, kur shënoi për 3-1 dhjetë minuta para fundit.

Manchester City është lider i Premierligës dhe tani grumbullon 38 pikë, pesë më shumë se Liverpooli që renditet i dyti, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur, shënon tripletë në kampionat

Q.Autor

Hidhet shorti i Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët (FOTO)

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Sulmuesi Ngo: Mund të rikthehem tek “Bardheblutë”, ja cila skuadër është favorite

Delo.autor

Leave a Comment