Futboll Sport

Kane i kundërpërgjigjet Lukaku-t, Anglia vuan por mposht Tunizinë (VIDEO)

Harry Kane ka mposhtur Tunizinë dhe ato miliona mushkonja në Volgograd Arena të Volgogradit duke shënuar dy golat e fitore së Anglisë ndaj Tunizisë në ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje delikate dhe me shumë pengesa për anglezët, por lojtari që ka prekur më pak topa në fushë ishte ai që shënoi dy golat e fitores për anglez.Anglia e nisi menjëherë mirë duke sulmuar me shumë lojtarë dhe duke ushtruar presion mbytës sa herë që humbet topin. Pas disa mundësive të arta të Sterling dhe Lingard, ishte Harry Kane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’. Anglia vazhdoi lojën e mirë por shpërdoroi raste të tjera që mund të kishte mbyllur ndeshjen.

 

 Dhe teksa tunizianët nuk kishin tentuar asnjëherë të bënin diçka në sulm, një kros pa pretendime detyron Walker të përdorë bërrylin ndaj kundërshtarit dhe për arbitrin është e qartë, njëmbëdhjetëmetërsh. Sassi barazon rezultatin nga penalltia dhe ndeshja nis nga e para.

 

 

 Pjesa e dytë nuk është aq intensive sa ajo e para. Tunizia mbrohet më mirë dhe anglezët janë lodhur mjaftueshëm për të bërë atë presingun e fillimit të ndeshjes. Mundësitë për anglezët nuk munguan, dhe në minutën e parë shtesë ka qenë sërish Harry Kane që i ka dhënë avantazhin dhe fitoren Anglisë.

 

Related posts

“ÇMENDET” REAL MADRID/ Kërkon futbollistin 37 vjeç që…

F.autor

PARASHIKIMI ME MESSIN PËRSËRITET/ Anëtari i familjes mbretërore zyrtarizon Zidane tek PSG

Delo.autor

ZYRTARE/ E kërkoi një legjendë e futbollit italian, titullari i Shpresave firmos me klubin e ri

Delo.autor

Leave a Comment