Futboll Sport

Kupa e Botës/ Ndeshja me Egjiptin, Cherchesov: Plan për të ndaluar Mohamed Salah

Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov ka pohuar se lojtarët e tij janë të gatshëm të ndalojnë talentin egjiptian Mohamed Salah.

“Ne jemi duke studiuar Egjiptin dhe ne duhet të jemi në gjendje të shfrytëzojmë dobësitë e tyre. Unë kam një përgjigje të thjeshtë: Ne jemi të gatshëm ta ndalojmë Salahun dhe ne do ta bëjmë këtë”.-deklaroi Cherchesov.

Futbollisti i Liverpool-it qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, gjatë humbjes që skuadra e “Faraonit” pësoi ndaj Uruguait.

Sidoqoftë, Salah pritet të fillojë kundër kombëtares ruse në stadiumin e “Shën Petersburg”, pas riaftësimit të tij nga një lëndim në shpatull. Ndeshja mes Rusisë dhe Egjiptit është programuar për tu luajtur ditën e nesërme.

Related posts

DHUNA NË FAMILJE/ Bukuroshja amerikane rrezikon duelin e UFC-së pasi ka thyer…

Isa.Autor

Starton ndeshja: Tirana dhe Teuta premtojnë spektakël në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

Dortmund sfidon Inter, ofron $40 mln për yllin argjentinas

Q.Autor

Leave a Comment