Futboll Sport

Kaos në kampin argjentinas, lojtarët vendosin kush luan kundër Nigerisë

Kampi i Argjentinës në Kupën e Botës është në kaos të madh nga e shtuna mbrëma. Trajneri Jorge Sampaoli do të vazhdojë të mbetet trajner përkundër se më nuk e ka pushtetin në dorë para ndeshjes jetësore kundër Nigerisë të martën mbrëma.
Brazimi 1-1 ndaj Islandës e më pas humbja 3-0 nga Kroacia ka bërë që lojtarët kryesorë të ngrihen kundër Sampaolit duke iu ndihmës trajnerit të Argjentinës, Jorge Burruchaga, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986, Ricardo Giusti, ka pohuar se ka folur me Burruchagan, duke insistuar se ky i fundit e ka pranuar se lojtarët do të konsultohen se kush duhet të luajë në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë.

“Lojtarët do ta vendosin formacionin, është fakt. Nëse Sampaoli dëshiron të ulet në stol, mund ta bëjë. Nëse jo, s’ka problem”, tha Giusti.

Raportohet se Sampaoli ka biseduar gjatë me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, të shtunën vonë, por duket se do ta mbajë postin, ama duke i marr parasysh shqetësimet e lojtarëve.

Lionel Messi dhe Javier Mascherano, si lojtarët më të vjetër në ekip, do të konsultohen për ta ringjallur ekipin argjentinas, i cili duhet patjetër të fitojë ndaj Nigerisë për ta zënë vendin e dytë në grup, duke shpresuar se Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë dhe Argjentina ka gol dallim më të mirë. /Express/

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Kosovë-Angli. Rezultati 0-4

Delo.autor

FORMACIONET/ Emocionet vazhdojnë me Europa League, starton Berisha kurse Strakosha…

Isa.Autor

Më në fund një LAJM I MIRË për PANUCCI, BINAKU spikat në Suedi

Isa.Autor

Leave a Comment