Futboll Sport

Festuan me shqiponjë ndaj Serbisë/ FIFA hap hetim për Xhakën dhe Shaqirin

Ishin heronjtë e ndeshjes duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë fitoren kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë. Por Xhaka e Shaqiri përveç fushës së lojës, “pushtuan” edhe mediat dhe rrjetet sociale me veprimin e tyre gjatë festimit të golave.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare festuan duke bërë me duar shqiponjën, gjest ky që tregon shqiponjën në flamurin e Shqipërisë. Për këtë gjest ata do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA-s.

Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, thuhet:

“Komisioni Disiplinori i FIFAs ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”

Përsa i përket veprimit të dy futbollistëve të Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri shprehën se festimi i tyre nuk ishte për arsye politike.

“Për mua ishte një ditë vërtet e vecantë. Kjo është një fitore për familjen time, Zvicrës, Shqipërinë dhe Kosovën. Gjesti ishte për të gjithë ata që më mbështesin, nuk kishte për qëllim kundërshtarët tanë. Ishte një lojë vërtet emocionuese”, u shpreh Xhaka.

Ndërsa Shaqiri në lidhje me këtë temë tha: “Nuk ka të bëjë fare me politikën, është për futbollin.”

Related posts

Zbllokohet sfida/ Milan – Atalanta: HIGUAIN shënon një gol SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

TRAGJEDIA NË LEICESTER/ Piloti hero shmangu rrëzimin mbi turmën e njerëzve (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Juventus arrin akordin, vazhdon karrierën tek skuadra franceze

Delo.autor

Leave a Comment