Futboll Sport

Kaosi i klubeve shqiptare, i lë pas edhe Kosova

Kur duhet diçka më shumë se një muaj nga starti i ndeshjeve të Kupave të Europës dhe pak ditë nga shorti, klubet shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane këtë sezon duken ende në gjumë. Skënderbeu është në ajër dhe ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Korçarët janë në pritje të një përgjigje nga KAS për të mësuar zyrtarisht se çfarë do të ndodhë me ta.

partizani skenderbeu

Kukësi, që sipas të gjitha gjasave do të garojë në Ligën e Kampioneve, duket se e ka marrë lehtë. Nga skuadra janë larguar dy yjet e sezonit të kaluar, Elis Bakaj dhe Sidrit Guri, ndërsa klubi nuk ka bërë asnjë afrim. Në kaos të plotë janë Partizani dhe Luftëtari, dy ekipe që do të marrin pjesë në Ligën e Europës. Të dyja ekipet nuk kanë trajner, ndërsa Hasan Likës të bluzinjve zyrtarisht i përfundoi kontrata.

Të kuqtë nuk janë fare të qartë në lidhje me projektin për sezonin e ri, ndërsa gjirokastritët që do të marrin pjesë për herë të parë në Kupat e Europës, nuk kanë vendosur në lidhje me trajnerin, ndërsa dy yjet e ekipit janë larguar, Kristal Abazaj e Dejvi Bregu. Luftëtari nuk ka bërë asnjë afrim. Edhe Laçi nuk është shumë aktiv.

flamurtari partizani

Kosova – E kundërta ndodh në Kosovë, ku klubet kanë nisur që këto ditë përgatitjet për kampionatin e ardhshëm. Drita po mendon seriozisht për portën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Klubi nga Gjilani ka kontaktuar portierin kosovar të Kamzës, Ilir Avdylin. Gjilanasit janë të interesuar që Avdylin ta kenë vetëm për ndeshjet europiane dhe i njëjti të jetë i lirë më pas. Një gjë e tillë është e mundur. Prishtina ka përfunduar marrëveshjen dhe ka nënshkruar me katër futbollistë të vlerë- suar maksimalisht në Kosovë.

prishtina

Skuadra ka rikthyer nga Gjilani pas dy viteve mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi dhe mbrojtësin e qendrës, Leutrim Bekteshi. Feronikeli, edhe pse një ekip që nuk do të marrë pjesë në Europë, ka konfirmuar Sulejman Starovën edhe për sezonin e ardhshëm.

Krahas teknikut, me klubin kanë rinovuar edhe futbollistët Arbër Prekqazi, Mendurim Hoti, Lulzim Doshlaku, Astrit Thaçi dhe Argjend Bardhi. Feronikeli tashmë ka bërë publike ardhjen e Lapidar Lladrovcit, Përparim Islamit, Drilon Lladrovcit, Mevlan Zekës dhe Artur Maganit.

Related posts

“Këpuca e Artë”, mesjava favorizon Ali Sowe

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITED NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri Pioli: Luhet për fitore. Rikuperoj 2, pres 4 lojtarë…

Delo.autor

ISHTE PROTAGONIST NË HUMBJEN E ARSENALIT/ Ozil “irritohet” duke hedhur xhupin në drejtim të… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment