Futboll Sport

“ISHIN SKUADRA MË SOLIDE, POR TREGUAM KARAKTER”/ Flet Higuain: E nisa nga stoli sepse…

Gonzalo Higuain me golin e tij, në minutën e 80-të, ishte ai që i dha fitoren Juventusit në këtë ndeshje. Ai ka folur pas ndeshjes për “Sky”,  për golin e shënuar dhe atë që skuadra, po bën në këtë fillim sezoni.

higuain

Goli dhe fitorja? “Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ata ishin skuadra më solide në ligë, kishin bërë gjashtë fitore nga gjashtë, por ne kemi luajtur një lojë me karakter.

Nisja e ndeshjes nga stoli? “Janë vendim e të trajnerit. Paulo ishte duke bërë shumë mirë, shënoi një gol të shkëlqyer dhe nëse do të kisha hyrë unë, do e kisha ndihmuar ekipin. Për fat të mirë kisha sukses, shënova, ekipi luftoi me vendosmëri dhe tani jemi të parët.”

Sërish gol Interit? “Unë përpiqem të bëjë më të mirën. Ishte një fillim i shkëlqyer ky për mua, por na duhet të vazhdojmë kështu. Tani ka një pushim duhet të jemi të qetë dhe të luftojnë në çdo garë”.

Related posts

Pioli bën tatuazh në nder të Astori-t

Sadik.Autor

(VIDEO) Chelsea në epërsi ndaj Stokes, e pabesueshme kush ka shënuar

Q.Autor

FITORE E MERITUAR/ Vllaznia mposht Apoloninë falë Hoxhaj dhe vazhdon në krye të renditjes

Delo.autor

Leave a Comment