Futboll La Liga Sport

Kapiteni i Madridit joshet nga Katar, vendos të largohet

Mesfushori spanjoll Gabi largohet nga Atletico Madrid. Kapiteni ka vendosur ta mbyll karrierën e tij në Evropë me “Rojiblanco” dhe do të shkoj në Katar, ekipi ku luan Xavi, ish-mesfushori i Barcelonës. Mesfushori spanjoll do të nënshkruajë për ekipin e Al Sadd për tre sezone dhe do të bëjë kontratën e fundit të madhe të karrierës së tij, pasi ai do të marrë 19 milionë euro për kalimin e tij në klubin e Katarit.

Mesfushori, 34-vjeçar, edhe pse do të kthehet 35 pas dy javësh, foli si me drejtuesit e Atlético ashtu edhe me trajnerin Simeon në lidhje me këtë ofertë dhe pas një kohe duke menduar rreth ofertës, ai ka vendosur ta pranojë atë. Atlético ka nënshkruar me Rodri si një zëvendësues natyral për Gabi në afat të shkurtër dhe të mesëm, edhe pse tani ai do të jetë lojtari i cili duhet të zër vendin e tij nga ky sezon.

Gabi ishte një futbollist i rëndësishëm për Simeon-n. Gabi ka luajtur gjithsej 417 ndeshje me fanellën “Rojiblanca”, futbollisti i shtatë që ka luajtur më së shumti në historinë e klubit. Ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka fituar gjashtë tituj: një La Liga, Copa del Rey, Super Cup të Spanjës dhe një Super Cup të Evropës. Gabi ka qenë në Atlético në disa faza, sezoni i parë ishte në 2003-04 (ai debutoi në janar 2004 me ekipin e parë) dhe më vonë u transferua në Getafe, u kthye në Atlético dy sezone (2005-07), shkoi në Zaragoza dhe u kthye në Madrid në verën e vitit 2011. Ai është kapiten i Atlético që nga sezoni 2012-13, ndërsa ka qenë për gjashtë sezone si kapiten i ekipit të Atletico Madridit.

Related posts

SHPËTOI JUVENTUS NGA HUMBJA/ Portieri Szczęsny: Pikë e vështirë, s’më pëlqen kështu

Delo.autor

SULMUESI I KOMBËTARES GJERMANE/ Sa do doja të isha si Mbappe, është një fenomen

Isa.Autor

FITORJA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Pogba: Fitore e madhe për ne, pa shokët nuk vlej asgjë

Delo.autor

Leave a Comment