Futboll Sport

GJESTI I MBAPPE BËHET VIRAL/ Ylli i PSG-së kujdeset vetë për tifozen pasi e goditi me top

Festë te PSG me fitoren e titullit të Ligue 1 të arritur mbrëmjen e kaluar pas barazimit ndaj Strasbourg-ut. Por edhe momente frike në para ndeshjes kur Kylian Mbappe goditi me top një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës.

Tifozja e re u godit në fytyrë dhe i ka dalë shumë gjak nga hunda. Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët e skuadrës të ndërhynin për ta trajtuar. Për ta bërë këtë, gruaja u dërgua në fushë ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur. Jo vetëm kaq.

Pas nxemjes me ekipin, Mbappe u kthye te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga fanellat e tij. Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar falje vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë, për fat.

Related posts

Neymar kërcënon PSG, kërkon një rrogë të çmendur për të qëndruar

Q.Autor

RRUGËTIMI NGA FËMIJË E DERI MË SOT/ Presidenti i parë zbulon sekretet e Ronaldos

Delo.autor

NUK E PRISNIM/ Taulant Xhaka rrëfen nëse është penduar apo jo që ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment