Futboll Sport

Kërkohet nga skuadrat ”BIG” të Evropës, zbulohet e ardhmja e Allison

“Deri më tani nuk na ka ardhur asnjë ofertë për Alisson”, ka thënë Monchi i pyetur gjatë prezantimit të argjentinasit Javier Pastore. “Ne jemi në pritje të përfundimit të Kampionatit Botëror, dhe shpresoj për Brazilin të jetë sa më vonë që është e mundshme. Allison pas Botërorit do të jetë me pushime. Vetëm kur të vijë këtu dhe të stërvitet me shokët e tij, atëherë mund të flasim.

Dua të jem i sinqertë: Deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë. I njëjti muhabet edhe për Patrick Schick, është përfolur shumë, por asnjë ofertë nuk ka ardhur. Kjo është e vërteta dhe besoj se kam qenë i qartë.”-ka deklaruar drejtori teknik i Romës, i cili më pas është pyetur nëse e konsideron Alisson të pashitshëm.“ Nuk ekzistojnë futbollist të pashitshëm” përfundoi Monchi.

Related posts

Tre supersfida në SUPERLIGË për ditën e sotme, FSHF cakton gjyqtarët që do vendosin drejtësi

Sadik.Autor

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Talenti Greenwood realizon një super gol dhe zhbllokon sfidën ndaj Brighton (VIDEO)

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT TË HOLANDËS/ Fjalët e Mourinhos për De Boer bëhen virale: Lexova diçka nga trajneri më i keq…

Delo.autor

Leave a Comment