Futboll Premier League Sport

Kevin Trapp: Loris Karius do të rikthehet më…

Trapp mendon që Loris Karius do të rikthehet edhe më i fortë pas paraqitjes se tmerrshme në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kevin Trapp beson që portieri i Liverpool Loris Karius do të rikthehet shumë më i fortë pas ankthit të finales se Ligës së Kampionëve.

Trapp e ka mbështetur bashkëpatriotin duke thënë se ai do të rikthehet pasi që të bëhet mirë, pasi që mjekët zbuluan se ai ka pësuar tronditje në tru pas goditjes se Ramos.

“Nëse është e vërtetë që ai ka pësuar tronditje atëherë ky është shkaku pse ka gabuar, është çmenduri të mendohet ndryshe”, tha portieri i Paris Saint-Germain për mediat gjermane sot.

“Të luash pasi ke pësuar një goditje të tillë është vështirë. Kam pasur goditje të tillë dhe nuk kam mundur të luaj. Ndoshta adrenalina e ka shtyrë që të luaj dhe ai nuk ka kuptuar çfarë po ndodh. A ka ndikuar kjo, nuk e di, por nuk ishte trupi i tij në ato intervenime. E njoh Lorisin pak a shumë. Ai do të rikthehet edhe më i fortë dhe do ta mbijetojë këtë gjë”.

Related posts

“KUKËSI ËSHTË NDËRTUAR PËR TROFE”/ Trajneri Hallaçi: Një fitore ndaj “Shkodranëve” e bën çdo gjë të hapur, por…

Delo.autor

DEKLARATA E ISH-TRAJNERIT TË KOMBËTARES “AXURRE”/ Marcello Lippi analizon: Në Serie A po ndodh si në Francë, po bën…

Delo.autor

E PABESUESHME NGA DANIMARKA/ Holandezi “i maskuar” si futbollist përfundon prapa hekurave, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment