Futboll Sport

Foto Strakosha krenar për Tomin: Është më i mirë se unë, ja kur më kanë ikur 10 vite jetë prej tij

Foto Strakosha, ish-gardiani i portës kuqezi, tashmë krenar për të birin, Thomas, tek Lacio, rrëfehet për rrugëtimin e djalit të tij, marrëdhëniet por edhe njerëzit që kanë lënë shenjë te karriera e tij.

Si ndiheni për Thomasin?

Në radhë të parë, si prind, përkufizimi më i saktë është që çdo prind ndihet krenar, pastaj kënaqësia është e madhe sepse bën profesionin tim. E bën mirë, por duhet akoma edhe më mirë. Jam bindur që i vogël që e ka me pasion, dhe kam kënaqësi që e bën me dashuri.

E kishit menduar që do shkonte kaq lart?

Kur ishte i vogël, isha i kundërt me dëshirën e tij, nuk doja të bëhej portier. Mirëpo, kur shkoi 15 vjeç, ishim në Qipro, aty më dha shenjat e para, ku tregonte se sa i gatshëm ishte për të sakrifikuar në pozicionin e portierit. Në atë moshë, kam parë edhe të dhënat që përveç karakterit, ishin edhe për portierin. Më vonë ëndërrova dhe besoja se mund të ecte.

Sa ndërhyn tek zgjedhjet e tij?

Ai vetë duhet të vendosë. Që 16 vjeç, kur kishim oferta edhe nga Lacio dhe nga Roma, i ndikuar si prind nga Lacio, meqë ishte edhe Igli, kam një njeri për fëmijën tim aty. Por, të fundit kam pyetur Tomin, ku donte të shkonte. Ishte dëshira e tij. Dua të jemi të dy të ndërgjegjshëm për zgjedhjet që do bëjmë. Unë do i jap këshilla, por vendos ai.

Momenti që keni gëzuar më shumë?

Jeta e një futbollisti është e mbushur me trishtime dhe gëzime. Të vetmen gjë që kam dashur ta transmetoj të transmetoj tek ai, është se edhe gëzimi edhe trishtimi, të jenë në masa të duhura. Vetëkënaqësia te gëzimi, është po i njëjti armik si trishtimi i tepruar kur diçka nuk shkon mirë. Kur Juvja luante me Lacion, ku Lacio fitoi 1-2, një moment në pjesën e parë, i kthyen topin prapa, dhe Higuain i bëri presion. Topi u përplas te këmba e Higuain, dhe më pas në shtyllë. Aty më kanë ikur 10 vjet jetë. Po në të njëjtën ndeshje, në minutën e 96-të, ai priti penalltinë. Por jo vetëm për këtë, sepse për një portier do i ketë edhe këto raste, por Lacio mori një fitore të çmuar, pas 15 vjetësh në atë stadium.

Çfarë ka më të mirë se ju Tomi, dhe çfarë i mungon?

Ka shumë gjëra më mirë se unë, sepse edhe unë kam pasur shumë vështirësi. Edhe dorezat i kishim si të minatorëve. Nga ana teknike ka shumë gjëra më të mira. Çfarë do doja unë që të përmirësonte, njëra është në aspektin teknik, e cila vjen me përvojën por edhe me besimin në vetëvete, është dalja nga porta, apo në krosime. Te personaliteti kam edhe pak debat me të, unë kam qenë më emocional, ndërsa Tomi transmeton që është i ftohtë. Armë shumë pozitive për portierin. E pranoj, se është më i mirë se unë.

Si ndihesh për Taren këtu te Lacio?

Kjo është e ndarë në 2 aspekte, të gjithë janë dakord me arritjet e tij këtu. I ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Marrëdhënia jonë është e ndarë në 2 etapa. Kur të qenurit larg, Tomi kishte rreth 5 vjet vetëm këtu, dhe unë e mendoja mirë para se ta merrja në telefon, sepse vija veten time në pozicionin e tij. Edhe pse bëhet fjalë për fëmijën tim, kam qenë edhe unë trajner, e di sa e vështirë është të qenurit pjesë e stafit. Shumë njerëz thonë se Igli do e ndihmojë. Tomi bëhej krenar, dhe thoshte se arrita të kënaq prindërit e mi. Ishte një plus që kishte Iglin te Lacio, por është edhe një përgjegjësi më tepër, sepse të tjerët edhe mund ta gjykonin, se e ka sjellë drejtori.

Related posts

Goli i çmendur i Antoine Griezmannit

Q.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI ME PSG-NË/ Kur do të ndodhë debutimi i Messit në Ligue 1 dhe ndaj cilës skuadër

Delo.autor

SEVILLA-BARCELONA/ Përfundon pjesa e parë: Ja raset dhe golat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment