Futboll La Liga Sport

Konkurrencë e fortë për Rafinha, Barca s’di kujt t’ia japë

Për qendërmesfushorin e Barcelonës, i cili në merkaton e dimrit kaloi tek Interi në formën e huazimit, nuk kanë të munguar ofertat.

Janë tre ekipe që e kërkojnë me ngulm që ta bëjnë pjesë të tyre 25-vjeçarin Rafinha, kjo edhe çmimin e ulët që kërkohet në krahasim me talentët e tjerë që luajnë në të njëjtin pozicion.

Interi ka propozuar që ta mbajë edhe një vit tjetër në formën e huazimit, me të drejtë blerje. Por kjo dëshirë e zikaltërve vështirë se mund të realizohet, pasi për brazilianin janë dy ekipe të tjera që janë gati të derdhin në arkën e Barcelonës shumën prej 35 milionë eurosh që spanjollët kërkojnë për 25-vjeçarin.

Në Premier League si Tottenham, ashtu edhe West Ham i kanë ndarë paratë për brazilianin, por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e Barcelonës, e më pas edhe vetë dëshira e lojtarit.

Related posts

“SUPERCLASICO” NË COPA AMERICA/ Përballja gjysmëfinale mes Brazilit dhe Argjentinës, pritet një sfidë “gladiatorësh”

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Përballja e Teutës ndaj Shamrokut, ja kush do të vendosë drejtësi….

Delo.autor

PAS DY JAVËSH PROÇES/ Napoli fiton në apel dhe rikthen yllin për sfidën ndaj Juventus, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment