Futboll Sport

RUSI 2018/ Presidenti “ngrin” Messin: Po shkuam deri në gjysmëfinale, jemi në rregull…

Presidenti i Federatës së Argjentinës të Futbollit (AFA), Claudio Tapia, beson se arritja në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë është një objektiv i mirë për kombin e tij. Finalistët e Botërorit të vitit 2014 nuk konsiderohen si favoritët më të nxehtë për turneun e Rusisë, pasi kanë luftuar e vuajtur shumë në fushatën kualifikuese.

Tapia tha se gjysmëfinalet ishin një objektiv realist për Argjentinën, e cila do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, në Grupin D. “Të jesh në katër më të mirët e botës është një objektiv pozitiv”, – tha ai për “TyC Sports”.

Lionel Messi do ta udhëheqë përsëri Argjentinën, ndërsa ai vazhdon të kërkojë një trofe të parë të lartë me kombin e tij, edhe pse ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë turneu i tij i fundit i këtij lloji. Tapia ishte plot falënderime për yllin e Barcelonës, duke e përshëndetur si më të mirin në botë:

“Ai i jep shumë futbollit argjentinas. Rritja që kemi si AFA është sepse kemi lojtarin më të mirë në botë”. Argjentina e nis këtë Botëror me ndeshjen kundër Islandës, në Moskë, të shtunën.

Related posts

SIMONE: Shkruam faqen e parë të historisë së “Metropolitano”

Sadik.Autor

WANDA NARA BËN GAFËN E MADHE/ Partnerja e Icardit poston në “Instagram” FOTON me gjoksin e koleges jashtë

Delo.autor

IKU NGA ITALIA PËR CHAMPIONS/ Buffon tani uron Juventusin: Një triumf i tillë ka… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment