Futboll Sport

Turpërohen kampionët! Koreja “fundos” Gjermaninë, kalojnë Suedia dhe Meksika

E pabesueshme por e vërtetë! Koreja e Jugut ka mposhtur 2-0 Gjermaninë duke i lënë në vend të fundit të Grupit F. Megjithëse ishin gjermanët ata që u munduan gjatë gjithë lojës për të shënuar një gol që do t’i kualifikonte, në minutat e fundit dëshpërimi po rritej dhe si pasojë koreanët i kanë ndëshkuar me dy gola.

Gjermania dominoi lojën që nga minuta e parë por rastet për të shënuar janë të pakët për shkak se koreanët mbrohen me tetë lojtarë shumë thellë në gjysmëfushën e tyre. Një detyrë e vështirë për lojtarët e rinj në moshë të Gjermanisë teksa Muller dhe Gomez qëndrojnë në stol. Rastet më të mira për të shënuar i ka Koreja e Jugut, sidomos pas pushimit kur kampionët në fuqi dolën përpara në kërkim të golit të fitores. Por koreanët, të cilët mbrojnë shumë mirë, janë të pasaktë përpara portës por gjithsesi arrijnë të fitojnë në fund të takimit me golin e Yong-Gwon dhe me Son.

Ndërkohë Suedia ka treguar se disfata e sekondave të fundit ndaj Gjermanisë nuk ka ndikuar psikologjikisht duke mposhtur Meksikën me rezultatin e pastër 3-0. Pas një pjese të parë pa gola, ishte Agustinsson ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 50’. Pas tij, kapiteni Granqvist dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe një autogol i Alvarez fundos më keq Meksikën e pashpresë teksa Suedezët sigurojnë kalimin në fazën e 1/8-ave.

Related posts

SHËNOI NJË SUPER GOL ME ROFESHATË/ Ja “magjia”që shpallet kandidat për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Delo.autor

“KU ËSHTË CR7”? ​Tifozët e Barcelonës këndojnë për Ronaldon në Bernabeu

F.autor

Reali blen portierin më PREMTUES të europës me një shifër REKORD (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment