Futboll Premier League Sport

NUK KURSEHEN NË MERKATO/ Ja 10 trajnerët që kanë shpenzuar më shumë

Ka shumë trajnerë që mendojnë se suksesi në futboll vjen nga paratë. Nuk janë të paktë drejtuesit e skuadrave që nuk janë kursyer për të blerë lojtarët e dëshiruar edhe nëse çmimi i tyre është shumë i lartë. “Transfermarket” ka bërë një listë me trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në merkato.

Në vendin e parë “The Special One”, Murinjo me 99 blerje në karrierën e tij dhe 1.6 miliard euro të shpenzuar. Portugezi ka drejtuar ekipe si Interi, Real Madridi, Çelsi apo Mançester Junajtid . Vendi i dytë mbahet nga rivali i Murinjos, Pep Guardiola. Spanjollit 61 blerje i kanë kushtuar 1.32 miliardë euro. Vendin e tretë e mban Ançeloti i cili ka shpoenzuar 1.32 miliardë euro për 81 blerje në karrierën e tij.

Pesëshen e mbyllin Pelgrini me Alegrin, përafërisht me nga 1 miliard euro shpenzime në merkato. Më pas lista vijon me: Simeone (932 milionë euro), Venger (892 milionë euro), Valverde (850 milionë euro), Benitez (824 milionë euro) dhe Konte (821 milionë euro).

Related posts

“BERNABEU” NË KËMBË/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Kroos, Vinicius zhbllokon “El Clasicon” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Verilindorët i afrohen golit, Ethemi gabon nga shumë pranë (VIDEO)

Isa.Autor

KOSOVË-SPANJË/ Mbrojtësi Hadërgjonaj: Nëse s’besonim për pikë, nuk do të luanim

Delo.autor

Leave a Comment