Gossip Sports

Kujt i intereson Botërori? Fabregas argëtohet në plazh me Daniellan!

Pak rëndësi ka që nuk është ftuar për të luajtur me Spanjën në Kupën e Botës, që starton nesër në Rusi. Cesck Fabregas po i shijon pushimet në maksimum me bashkëshorten e tij, Daniella Semaan. Mesfushori i Chelseas, duket që është mësuar tashmë me mungesën e një ftesë nga përfaqësuesja e tij dhe ky fakt nuk i bën më përshtypje.

Madje, as që e mendon. Pasi, dukshëm ai nuk e ka shprehur në asnjë prononcim këtë gjë. Përkundrazi, po i shijon ditët e pushimit në maksimum me partneren e tij bukuroshe, e cila është 12 vite më e madhe se ai. Para pak javësh ai kurorëzoi edhe lidhjen e tij disavjeçare me lebanezen në kryeqytetin anglez, në Londër.

Çifti ka dy tre fëmijë, dy vajza dhe një djal. Daniella nga martesa e parë me Ellie Taktouk ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djal. Edhe pas lindjes së djalit të vogël, një vjeçar, Leonardo, duket tejet në formë. Çifti simpatik nuk ka nguruar që të shkëmbejnë edhe disa puthje romantike në breg të detit, ndërsa ndiqen nga vajza e tyre e vogël

Related posts

Wanda Nara shkëlqen në “San Siro”, ja si duket e veshur bardhezi (FOTO)

Isa.Autor

600 NDESHJE ME BARCELONËN/ Shakira i dedikon urimin e veçantë mbrojtësit katalanas (FOTO)

F.autor

Ciro Immobile i marrosur pas Jessicas, e tepron pak me dorën…(FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment