Futboll Sports

SPECIALE/ Njihuni me 11 lojtarët që kushtojnë 705 milionë euro, por në Kupën e Botës do të jenë…

Edhe më pak se 24 orë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës dhe në këtë turne do të mungojnë  lojtar si Bale, Alexis, Oblak edhe Aubameyang.

Por ka aq shumë lojtar me cilësi në 32 skuadrat e pranishme në Rusi 2018 që mund të bëni një ekip luksoz me zëvendësime e tyre.

AlpeNews.al ka përzgjedhur disa nga lojtarë zëvendësues të vlerësuar të gjithë në vlerën e 705 milionë euro sipas Transfermarktit, të cilët mund të fitonin në mënyrë të përsosur Kupën e Botës.

1- Ter Stegen, gjermani kushton 60 milion euro  dhe ka bërë një sezon të shkëlqyer me Barcelonën, por jo me përfaqsuesen e  Gjermanisë. Pasi Löw e bëri të qartë që nga fillimi: Nëse Neuer shkon në Kupën e Botës, ai do të jetë një portier titullar për skuadrën tonë. Trajneri gjerman nuk duket se mendon se portieri  i Bajernit vjen pas një viti nga dëmtimi ndërsa Ter Stegen i Barcelonës bëri një sezon mbreslënës në  LaLiga duke fituar titullin dhe Kupën  me Barcelonën këtë sezon.

2-Azpilicueta mbrojtësi spanjoll kushton  40 milionë euro dhe është lojtarin më i mirë në Premier League në sezonin e kaluar, pjesë e rendësishme pas Ramos dhe Piqué tek “La Roja”. Megjithatë, Lopetegui ka zgjedhur në krahun e djathtë të mbrojtjes Carvajalin e Realit dhe jo mbrojtësi e Chelseat  i cili përshtatet me çdo pozitë në mbrojtje.

3-Marquinhos braziliani kushton 55 milionë euro dhe mbrojtësi i ri i Paris Saint-Germain ka qenë një titullar  në të gjithë epokën e Tite, por në kohët e fundit ka humbur rëndësinë e titullarit ndaj Thiago Silva dhe  Mirandës duke bërë që Tite të zgjedh këtë të fundit përkrah Silvas në mbrojtjen e Brazilit.

4-Lucas Hernández francezi kushton 35 milionë euro, performancat e tij të mira, veçanërisht kundër Italisë, dhe me Atlético e Madridit nuk e kanë bindur trajneri Didier Deschamps ta vendos titullar mbrojtësin Lucas duke bërë që ky i fundit të humbas betejën me Benjamin Mendy pë një vend tek skuadra e Francës.

5-Dembélé francezi kushton 80 milionë, ka humbur vendin e titullarit tek përfaqsuesja e Francës për shkak të skemave të përdorura  nga Deschamps. Ndeshjet e mira që ka bërë në pjesën e fundit të sezonit me Barçën dhe Francën rrisin mundësitë e tij të konkurrojnë për një vend titullar te skadra e “gjelave” me Fekir, Thauvin, Mbappé.

6-Gündogan gjermani kushton 40 milion euro. Por duke parë që Kroos-Khedira janë dy mesfushorët e  i paluajtshëm tek kombëtarja për Löw. Gündogan, duhet të presë për shansin e tij nga stoli për një vend titullari tek skadra.

7-Saul spanjolli kushton 70 milion euro por  konkurrenca e madhe në mesfushë të Spanjës e detyron Lopetegui  të lërë Saul në stol. Sidoqoftë, lojtari i Atlético, specialist në shënimin e golave, dhe mund  do të kontribuojë shumë tek kombëtarja spanjolle. Një vit më parë ai u rendit i nënti si golshënuesi më i mirë evropian nga  21 gjithsej duke shënuar pesë gola spektakolar me Atletico Madridin.

8-Asensio kushton 75 milionë euro ky lojtar është një  tjetër luks që mund t’i jepet Lopetegui. Asensio tek Spanja mund të luaj si një sulmues i fshehur pas sulmuesi pykë. Fitorja kundër Italisë (3-0) në Bernabeu është një provë e kësaj sidoqoftë, Marco Asensio i ka treguar tashmë tek Real Madrid aftësinë e tij për të konkuruar  lojërat titullar të ekipit të Lopeteguit.

9-Dybala kushto 110 milionë euro. Është e vështirë për mua të luaj përkrah Messit-tha ai, duke aluduar në faktin se ata zënë një pozicion të ngjashëm në fushën e lojës. Ndaj dhe Dybala nuk shihet si titullar nga trajneri i Argjentinës në ndeshjet e Kupës së Botës.

10-Firmino kushton 80 milionë euro  sulmuesi  i Liverpulit vjen pas një  përfundimi të  sezonit më të mirë të  tij ku ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në të gjitha garat. Por te Brazili Tite zgjedh titullar, Gabriel Jesus sulmusein e Manchester Cityt përpara Firminos.

11-Higuain kushton 60 milionë euro u zgjodh në listë nga Sampaoli por nuk është pjesë e titullarve të Argjentinës pasi trajneri ka zgjedhur Agüero përkrah Messin në sulm. ‘El Pipa’, duhe të luftoj për një vend në formacioni albiceleste ose do ti shoh ndeshje e kombëtares nga stoli.

Related posts

(FOTO) Milan-Lazio/ Publikohen formacionet zyrtare, Strakosha titullar

Q.Autor

Perlat ndaj Partizanit e jo vetëm, disa nga golat më të bukur të “Kristal Abazaj” (VIDEO)

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK TRIUMFI/ “Përbindëshi” Ronaldo i dhuron fitoren Juventus me dopietë dhe vendos rekord

Delo.autor

Leave a Comment