Futboll Sport

Kukësi “blindon” mbrojtjen/ Zguro dhe Kotobelli alternativat për krahun e majtë

Nga 18 golat e pësuar përpara dy edicioneve, në vitin e titullit kampion, te 41 rrjetat e pësuara në sezonin e fundit. Një prej problemeve të Kukësit ka qenë reparti difensiv, me veri-lindorët që mbetën mbrapa Luftëtarit, Laçit, Partizanit e Flamurtarit, në shifra të njëjta si Kamza që rrezikoi deri në fund rënien nga kategoria.

Jo rastësisht puna në merkaton e kësaj vere është përqendruar te mbrojtja, për të rikthyer repartin që i jep garanci skuadrës. Duke nisur nga porta, ku janë tre kandidatë për një fanellë titullari. Enea Koliçi vijon të jetë pjesë e grupit, edhe sepse është ende nën kontratë deri në fund të kupave të Europës.

Stivi Frashëri është rikthyer të stërvitet në fushë pas ndërhyrjes kirurgjikale në dorë, ndërsa një alternativë është edhe portieri Faton Maloku i afruar këtë verë nga Feronikeli. Në mbrojtje, qendra ka konkurrencë të fortë, sepse përveç Ylli Shametit dhe Albi Allës, i cili pritet ti bashkohet ekipit në fazën përgatitore në Slloveni, në garë për dy fanella titullari janë edhe Harallamb Qaqi i afruar në merkaton e verës nga Laçi, si edhe Rustem Hoxha.

Katër kandidatë, për të evituar të përsëriten problemet e sezonit të kaluar për shkak të dëmtimeve. Për momentin në krahun e djathtë është vetëm braziliani Uilliam Kordeiro Melo, 24-vjeçari i afruar së fundmi, ndërsa synohet edhe një tjetër alternativë për trajnerin Pacult. Në krahun e majtë të mbrojtjes, situata më komplekse. Kukësi pret rikthimin e Rrumbullakut, që është nën kontratë me klubin.

Ndërkohë, drejtuesit janë në negociata të avancuara me Vangjel Zguron, që bindi me Kamzën në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar, ndërsa një alternativë cilësohet edhe Blerim Kotobelli, i cili është një prej të larguarve nga Partizani. Përveç lojës së bukur, te Kukësi synojnë të ndërtojnë një mur të pakalueshëm. Kjo edhe bazuar në filozofinë që sulmuesit të ndihmojnë të fitosh ndeshjet, ndërsa me mbrojtjen fiton kampionatin.

Related posts

ÇMENDET Barcelona/ Katalanasait ofrojnë parà dhe 4 lojtarë për të bindur Man United

Isa.Autor

“FAF”/ Vendos për Sadio Manen para derbit Manchester City – Liverpool

Delo.autor

“ZJARR” NË TURBINA, PAQE NË FUSHË/ Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues

F.autor

Leave a Comment