Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Trajneri Allegri me “dorë të hekurt”, dënon yllin e mesfushës…

Adrien Rabio do të jetë një nga mungesat e Juventusit në sfidën e së dielës në orën 12:30 kundër Sampdorias. Zyrtarisht, mesfushori ka probleme fizike jo shumë të rënda, por që e kushtëzojnë grumbullimin e tij për ndeshjen e javës së gjashtë të Serisë A.

Megjithatë, ka spekulime se mungesa e tij është një masë e marrë nga Masimiliano Alegri pas paraqitjeve zhgënjyese të francezit. Nën akuzë është qëndrimi në golin e dytë të Juventusit kundër Specias. Imazhet flasin qartë dhe tregojnë Rabion që ecën qetësisht, ndërkohë që Federiko Kieza lufton për ta rrëmbyer topin i cili pak sekonda më pas do të përfundojë në rrjetë.

I gjithë veprimi i italianit është spektakolar, ndërkohë që kolegu francez e sheh si një spektator pa pagesë në fushën e lojës. Kjo qasje është vënë në dukje nga tifozët që kanë nisur një proces ndaj lojtarit në fjalë. Me sa duket, edhe Alegri ka bërë vlerësimet e tij duke vendosur ta lërë 26- vjeçarin në shtëpi për takimin e nesërm.

KËRKESAT TAKTIKE – Ligësia sportive, me shumë vendosmëri në gjuajtje dhe futje më të vazhdueshme në zonën e rreptësisë: kjo është ajo që Alegri po kërkon dhe do t’i kërkojë Rabiosë gjatë gjithë kampionatit. Trajneri i Juventusit, në konferencën pas SpeciaJuventus shfrytëzoi rastin për të nxjerrë në pah disa aspekte të interpretimit taktik të rolit nga ana e mesfushorit francez që ka vështirësi në rolin e anësorit të majtë.

“Ka shumë për të përmirësuar”, deklaronte Alegri që të mërkurën e përmbysi ndeshjen me kalimin e Kiezës në krahun e majtë. Kampioni i Europës ka shpejtësinë dhe aftësitë për të ndryshuar praktikisht lojën duke krijuar konfuzion, epërsi numerike dhe raste për gol. Nuk është rastësi që rastet e shënimit kanë lindur me pasimin e ish-lojtarit të Fiorentinës, teksa po vepronte në të majtë. Ky ndryshim i ri taktik mund ta përjashtojë Rabionë nga formacioni për një kohë të gjatë nëse Alegri gjen ekuilibrin e duhur me Kuadradon dhe Kiezan në të njëjtën kohë. Kolumbiani është gati dhe eskperimenti në horizont, ndaj edhe përjashtimi i Rabiosë nuk duket si zgjedhje për shkak të problemeve fizike.

Related posts

Shuma të mëdha parash mund t’i fitoni me këto ndeshje, mjafton t’i luani

Sadik.Autor

18 vjeçari realizoi ëndrrën, debutoi në futbollin profesionist pa njërin krahë (FOTO)

Sadik.Autor

Mbreti Salah shkruan historinë, triumfon përsëri në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment