Futboll Sport

Kukësi gjen pasuesin e Gurit, pranë sulmuesit Petar Kuniç

Një boshnjak për të zëvendësuar Sindrit Gurin. Kukësi ka piketuar sulmuesin kryesor. Bëhet fjalë për Petar Kuniç, 24-vjeçarin e lindur në Drvar. Pas negociatave që kanë zgjatur për ditë me radhë, orët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për përforcimin e shumë pritur në repartin ofensiv.

Vështirësia më e madhe lidhej me ofertat e rëndësishme që Kuniç ka marrë me hapjen e merkatos së verës. Për shërbimet e lojtarit të interesuara janë edhe Akademia Pushkash në Hungari, skuadra që ka në pronësi mesfushorin kuqezi Liridon Latifi, por edhe Altachi në Bundesligën austriake.

Te Kukësi presin me shpresë se drejtori sportiv, Nderim Nexhipi do të realizojë goditjen e madhe në merkato, me sulmuesin boshnjak që vlerësohet se do të jetë një prej elementëve më të rëndësishëm të ekipit në këtë edicion të kupave të Europës. Petar Kuniç e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në elitën e futbollit boshnjak, ndërsa pas evidentimit te një prej klubeve më të famshëm të vendit, Borac Banja Luka, në vitin 2013 kaloi te Dukla e Pragës.

Megjithë transferimin e bujshëm në elitën e futbollit çek, aventura nuk shkoi ashtu si parashikohej, me sulmuesin që nuk luajti asnjë ndeshje te Duka ndërsa për dy sezone u huazua. Në edicionin 2016-2017, Kuniç provoi edhe aventurën në Serbi te Novi Pazari, ndërsa sezonin e kaluar u kthye te Borac Banja Luka në Premier ligën boshnjake, ku në 29 ndeshje realizoi 12 gola.

Petar Kuniç e njeh disi Shqipërinë, edhe sepse për herë të parë u grumbullua në përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Bosnje Hercegovinës në vitin 2013 pikërisht përballë kuqezinjve, ku qëndroi në stol në fitoren 4-1 të ekipit të tij në sfidën kualifikuese të Europian 2015 në Elbasan.

Related posts

MUNGON NË NDESHJEN ME BARCELONËN/ Salah jep mesazhin e madh për “Të Kuqtë” (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

F.autor

SHQIPËRIA U-18/ “KuqeZitë” e Olsi Ukut mbyllin në vend të katërt turneun e Kroacisë

Delo.autor

Leave a Comment