Futboll Seria A Sport

“MË BINDI BUFFON TEK JUVENTUS”/ Adrien Rabiot rrëfen: Më pëlqen të kafshoj çdo centimetër…

Futbollisti më i ri i Ju ventusit, Adrien Rabiot, ka dhënë një intervistë të shkurtër për televizionin e klubit, ku ka folur për afrimin e tij në radhët e bardhezinjve.

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu. Juventusi është një klub fantastik, me një prestigj dhe histori të madhe.  Arsyeja kryesore që më shtyu të pranoja këtë klub ishte për t’u përmirësuar dhe për të dërguar karrierën time në një nivel superior.

Ky është pa dyshim vendi më i mirë për momentin për ta bërë këtë, duke parë edhe lojtarët e mëdhenj dhe specialë që janë pjesë e kësaj skuadre. Duke u stërvitur çdo ditë me këta kampionë madhështorë, mund të zhvilloj nivelin e lojës sime dhe të mësoj akoma më shumë”, bën hyrjen e tij francezi.

Rabiot, këmba juaj e preferuar është e djathta apo e majta?

Unë jam mëngjarash. Jam një lojtar që gjithsesi më pëlqen të jap pak a shumë gjithçka. Nëse do të duhej të përshkruaja veten, mund të them se jam një lojtar me ide sulmuese, më pëlqen të sulmoj, por kam një filozofi shumë të mirë edhe në detyrat mbrojtëse. Siç thuhet ditët e sotme, jam një lojtar “box to box”, një, që më pëlqen të kafshoj çdo centimetër të fushës.

Keni folur me ndonjë përpara se të pranonit ofertën e Juventus?

Kam folur me shumë persona, por siç e kam theksuar edhe në prezantimin tim, fola gjatë me Xhixhi Bufonin, i cili e njeh shumë mirë klubin dhe kishte një jetë që jetonte këtu. Është shumë e rëndësishme që të kërkosh ndihmë dhe këshilla, kur flitet për të bërë një zgjedhje si kjo, e cila mund të të ndryshojë të gjithë karrierën.

E di, besoj që Bufon ju ka bërë dhjetëra komplimente…

Është bukur kur merr komplimente nga një person i tillë. Pasi kam lexuar fjalët e tij, përpara se të firmosja me Juven, i dërgova një mesazh Xhixhit. Ai m’u përgjigj se për atë ishte shumë e thjeshtë që të shprehte mendimet e tij për mua, pasi kishte thënë vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër.

Si ju duket fanella e re bardhezi?

Unë di që do të mbaj veshur një bluzë që përfaqëson shumë gjëra, për miliona persona, miliona tifozë. Juventusi është një klub shumë i dashur në të gjithë botën, prandaj dua që ta nderoj këtë fanellë prestigjioze.

rABIO

Si e imagjinoni debutimin tuaj në “Allianz Stadium”?

Imagjinoj vetëm emocionin tim, ku do të më presë një atmosferë fantastike. Mendoj që ta nis me një fitore, pse jo, me një asist apo me një gol. Po pres me padurim që të nis të luaj për Juventusin, të prezantohem përpara tifozerisë sime të re. Shpresoj, madje jam i bindur, se së bashku do të dëfrehemi shumë sezonin e ardhshëm.

Related posts

RIKTHEHET PAS 2 VITESH TEK ATLETICO/ Shikoni se si Griezmann pritet nga shokët e rinj të ekipit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PSG nuk i frikësohet Real-it, por arbitrit… (VIDEO)

Q.Autor

Ousmane Dembele mund ta lërë Barcelonën, gati t’i bashkohet me…

Sadik.Autor

Leave a Comment