Futboll Sport

Kukësi i pandalshëm në merkato/ Verilindorët janë gati të rrëmbëje “yllin” tjetër të Kamzës 

Kukësi është një ndër ekipet që ka lëvizur më shumë në këtë merkato. Numri i afrimeve te verilindorët ka shkuar në tetë, ndërkohë që ende asgjë nuk është mbyllur, kjo pasi drejtuesit e klubit po mendojnë për afrime të tjera.

Nënkampionët kanë “rrëmbyer” dy lojtarë nga Kamza. I pari ishte sulmuesi Sebino Plaku, ndërsa i dyti mbrojtësi pogradecar, Vangjel Zguro. Këta nuk janë të vetmit që janë larguar nga Kamza te Kukësi, pasi një tjetër lojtar është në gjurmët e dy të parëve.

Bëhet fjalë për sulmuesin fierak, Realdo Fili. 22-vjeçari duket se do mbyllë shumë shpejt bisedimet me drejtuesit e Kamzës. Ai është vënë nën vrojtim nga drejtuesit e Kukësit dhe shanset janë të mëdha, që fieraku të firmosë me verilindorët sapo të ketë shpallur “divorcin” me kryeqytetasit.

Related posts

LIVE/ Po luhet derbi Milan-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

LIVE/ Barcelona-Getafe, Messi ndëshkon miqtë

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pasi merr një top të gjatë nga mbrojtja, bomberi Ibrahimovic ndëshkon Cagliari-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment