Futboll Sport

KUPA E BOTËS/ Publikohen fomacionet zyrtare. Sampaoli i beson Messit sulmin, Franca Griezmanit

Në stadiumin “Kazan Arena” do të luhet sfida e parë e raundit të 1/8-ave mes Francës dhe Argjentinës. Skuadra e Didier Deschamps e mbylli fazën në grupe e para me 7 pikë, dy fitore dhe një barazim me Danimarkën (0-0). Ndërkohë që Argjentina siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Nigerisë.

FIFA ka publikuar formacionet zyrtare në sajtin e saj për të dyja ekipet. Vëmë re që trajneri Sampaoli ka lënë në stol këtë herë mesfushorin Mezza, i cili ishte titullar në takimet e tjera të luajtura. Ndërkohë që në stol e nisin edhe treshja e sulmit Higuain, Aguero dhe Dybala. Ndryshe nga tekniku i “Gjelave” i cili ia ka besuar përsëri fazën ofensive tridentit Griezmann-Giroud dhe Mbappe.

Francë: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Kante, Matuidi, Griezmann, Giroud, Mbappe.

Argjentinë: Armani, Mercado, Tagliafico, Mascherano, Marcos Rojo, Otamendi, Banega, Di Maria, Perez, Pavon, Messi.

Related posts

FLAMURTARI-LAÇI/ Nuk dorëzohen “vlonjatët”, Ribaj mposht portierin Stazhilla (VIDEO)

Delo.autor

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC i është premtuar ZIKATËRVE, nuk do rinovojë me REALIN

Isa.Autor

‘Nëse shënojmë gol shpejt, kualifikohemi’. Milani beson te përmbysja me Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment