Futboll Sport

Kur Argjentina luan me Francën shkon gjithmonë në finale

Sot do të luhet ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt në Botërorin “Rusi 2018” dhe do të jetë një super sfidë kundër Francës dhe Argjentinës. Messi me shokë nuk ka bindur shumë në fazën e grupeve dhe janë kualifikuar vetëm në ndeshjen e fundit.

Nga ana tjetër Franca e siguroji shpejt kualifikimin dhe kishte luksin që të mos harxhonte energji në ndeshjen e fundit.

Këto dy skuadra janë përballur edhe herë tjetër në Botëror, dhe të dy takimet janë fituar nga Argjentina. Ndeshja e parë është luajtur në Botërorin e parë të vitit 1930.

Argjentina shkon deri në finale por mposhtet nga Uruguai. Ndeshja e dytë është luajtur në vitin 1976 dhe sërish fitojnë amerikano-latinët, dhe madje atë vit fitojnë edhe Botërorin e tyre të parë.

Këto janë dy ndeshjet e vetme zyrtare që këto dy klube kanë luajtur me njëra-tjetrën.

Gjithsej në 11 ndeshje të luajtura duke përfshirë edhe 9 miqësore, Argjentina ka fituar 6 ka humbur 2 dhe 3 janë mbyllur në Barazim.

Në ndeshjen e fundit në vitin 2009 madje ka shënuar edhe Lionel Messi.

Related posts

SOT PREZANTIMI/ Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino, pritet nga qindra tifozë (VIDEO)

Sadik.Autor

Zbulohet skandali i radhës! Ja cila skuadër italiane ishte përfshirë në fiksimin e ndeshjeve

Sadik.Autor

“SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NE”/ Jasir Asani nis mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti

Delo.autor

Leave a Comment