Futboll Sport

Kupa e Botës/ Rusia ngacmohet nga mbrojtësi turk

Mbrojtësi i Turqisë Hasan Ali Kaldırım ka provokuar Rusinë duke thënë se kombëtarja e vendit organizator të Kupës së Botës është e përfshirë nga nervozizmi para miqësores mes dy ekipeve. Rusia do të përballet me Turqinë në “CSKA Arena” më 5 qershor.

“Mua do të më pëlqente që t’i uroja Rusisë suksese. Ne e shikojmë që ata janë nervozë, por unë shpresoj që të bëjnë mirë në Kupën e Botës. Kjo është ndeshja e tyre e fundit përpara turneut dhe unë shpresoj që ata do të bëjnë një paraqitje të mirë në këtë kompeticion”, tha lojtari.

Mbrojtësi 28 vjeçar tregon se atij i vjen keq që Turqia nuk arriti të kualifikohej në garën më të rëndësishme të planetit, por ai është optimist për të ardhmen.

“Objektivi ynë është që t;ia dalim në Kampionatin Evropian të 2020. Ne jemi një ekip i ri dhe ne do të rritemi edhe më shumë nën drejtimin trajnerit tonë”, vazhdoi Kaldırım. Përballja e parë e Rusisë në btoëror do të ejtë sfida hapëse ndaj Arabisë Saudite më 14 qershor. Në grupin A, bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Uruguai.

Related posts

Igli Tare nuk ndalet, sjell te Lazio mesfushorin e Juventusit

Sadik.Autor

“JEMI NË KONTAKTE”/ Aulas planifikon goditjen madhe: Do të bëjmë gjithçka është e mundur

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventusi mund ta blejë James Rodriguezin për 42 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment