Futboll Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ish-sulmuesi i Interit përfundon në ligën e dytë angleze, ja emri…

Ish-sulmuesi i Interit, Jan Karamoh do të largohet nga Parma këtë fund meraktoje për tu transferuar drejt Shefild Junajtid në Ligën e dytë angleze.

23-vjeçari u transferua në vitin 2017 te Interi nga skuadra e Kanës, por nuk mundi të fitojë dot formacionin ku në 17 ndeshje shënoi vetëm një gol. Një vit më pas zikaltrit e dërguan në huazim drejt Bordos në Francë, ndërsa në sezonin 2019/2020 Karamoh luajti për Parmën.

Emilianët u bindën nga paraqitjet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë duke e blerë përfundimisht nga Interi, por Parma ka vendosur ta huazojë në Ligën e dytë angleze. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi teksa të gjitha detajet e marrëveshjes janë drejt fundit.

Related posts

Zyrtare: Llullaku përfundon në Serie B, ja skuadra e tij e re

Q.Autor

DOKUMENTAR PËR LEGJENDËN E FUTBOLLIT/ Historia e Maradonës gjatë viteve 80’ (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një SUPER ASIST nga Alaba, Benzema ndëshkon Rayo Vallecano-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment