Futboll Shqipëri

Kur luan kombëtarja në botëror, shkollat nuk do të punojnë në Uruguai

Uruguai do të luajë sot ndeshjen e parë të këtij edicioni të kampionatit botëror.

Uruguaianët do të kenë punë të vështirë në ndeshjen hapëse të kampionatit ku do të takohen me Egjiptin.

 

 

Idhulli i tifozëve uruguaian – Luis Suarez

E duke ditur se sa ka interesim për këtë ngjarje madhore futbollistike, shteti i Uruguait ka marr vendim që mos të punojnë shkollat gjatë kohës sa luan kombëtarja.

Të gjitha institucionet shkollore të këtij vendi amerikano-latin me popullsi prej tre milionë banorëve do të zbatojnë vendimin – Kur të luajë përfaqësuesja – të gjithë do ta shikojnë.

Kujtojmë se pos Uruguait dhe Egjiptit në grupin A bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Arabia Saudite.

 Këto dy të fundit janë takuar në ndeshjen hapëse të kampionatit, ku rusët triumfuan me rezultat të thellë prej 5-0.

Related posts

Nuk i “do” SHQIPTARËT/ Besnik HASI jep provën e PAKUNDËRSHTUESHME

Isa.Autor

E BUJSHME/ 4 herë fituesi i Champions League interesohet për talentin SHQIPTAR

Isa.Autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Pas një asist nga Uzuni, Manaj ndëshkon për Kombëtaren me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment