Shqipëri

Kukësi rikthehet në Shqipëri, Pacult i jep një ditë pushim

Kukësi është skuadra e parë që rikthehet nga Antalia e Turqisë. Përgatitorja dimërore atje ka përfunduar për kampionët e Shqipërisë, të cilët mendojnë se i “kanë karikuar bateritë” më së miri. Me në krye një trajner të ri, por të njohur, si Peter Pacult, me përforcime pikante, verilindorët do ta vijojnë stërvitjen në kryeqytet, tashmë me fokus kundërshtarin e radhës në kampionat, teksa Superiorja rifillon më 27 janar.

Dje në mbrëmje, në orën 21:20, avioni i linjës Stamboll-Tiranë ka sjellë në Shqipëri ekipin e Kukësit, i cili prej 12 ditësh ndodhej në Antalia për fazën dimërore përgatiore. Sot, verilindorët janë lënë pushim nga stafi teknik, për t’iu rikthyer stërvitjes ditën e enjte. Gjatë qëndrimit në Antalia, Kukësi zhvilloi edhe tri ndeshje miqësore, ku bëri paraqitje mbresëlënëse. Ai barazoi 2-2 me Fenerbahce, si dhe fitoi me të njëjtin rezultat, 2-1, ndaj Bursasporit dhe Kaysersporit.

Related posts

Duro, sërish ndaj Partizanit: Kualifikimi do të vendoset në Tiranë

Q.Autor

PANUÇI nxjerr blof FSHF-në dhe Çarçanin: Ai ka ikur, zëvendësuesi i tij të paraqitet me MINIFUND dhe…

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN “HYSAJ”/ Presidenti Duka: Disa tifozë kanë humbur logjikën, është absurde

Delo.autor

Leave a Comment